English

Rama merr letër urimi nga PS e Francois Hollande

Konferenca e Partisë Socialiste për Programin ka marrë edhe urimet dhe përshëndetjet nga parti të rëndësishme. Kështu në një letër dërguar Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, zëvendës Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, njëkohësisht edhe Sekretar për Europën në Partine Socialiste të Presidentit francez Francois Hollande, senatori Jean Christophe Cambadelis uron socialistët për këtë eveniment shumë të rëndësishëm.

Më poshtë letra e dërguar:

I dashur Edi,

Në 22 dhe 23 Shkurt 2013, Partia Socialiste është duke u mbledhur në një Konferencë Kombëtare, e cila do të zbulojë Manifestin “Një Program i Ri për një Rilindje Shqiptare”. Kjo Konferencë vjen tamam në kohë si një arritje tepër e rëndësishme përpara zgjedhjeve të ardhshme legjislative të Qershorit 2013.
Në emër të Partisë Socialiste Franceze dhe në emrin tim, unë dëshiroj t’Ju shpreh partisë suaj dhe juve personalisht të gjithë mbështetjen tonë për suksesin e fushatës suaj. Manifesti Juaj është padyshim një udhërrëfyes për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çka është akoma edhe më e rëndësishme, ajo është gjithashtu një përgjigje për pritshmëritë legjitime të popullit tuaj për një jetë më të mirë dhe për një të ardhme më të mirë, njëlloj të drejtë për të gjithë.

Gjithkund në Europë, nga Parisi në Tiranë, ne po përballemi me të njëjtat sfida: Lufta kundër masave shtrënguese, rikthimi i mirëqenies, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe sigurimi i një të ardhmeje për qytetarët tanë. Familja jonë socialiste është alternativa kundër konservatorizmit dhe populizmit dhe ne mbështetemi tek socialistët shqiptarë për të dhënë kontributin e tyre për zhvillimin e një demokracie paqësore në Ballkan.

Për pasojë, unë uroj që Konferenca juaj të shënojë fillimin e një fushate të drejtë dhe entuziaste. Partia Socialiste (Franceze) dhe unë vetë e mirëpresim fitoren tuaj dhe një Rilindje të re të Shqipërisë.

Përshëndetje Vëllazërore,

KOMENTE