Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Referendumi për 3 ligjet do të mbahet pas zgjedhjeve
English

Berisha: Referendumi për 3 ligjet do të mbahet pas zgjedhjeve

Nën drejtimin e Kryeministrit Berisha u zhvillua dje mbledhja e radhës e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, gjatë së cilës u shpreh: “Dëshiroj t’ju informoj juve se ideja e referendumit për tre ligjet ka marrë një mbështetje, ndër më të gjerat që ekziston, si në takimet direkte dhe bisedat me të rinjtë shqiptarë, ashtu edhe në komunikimin tim në Facebook me të rinjtë dhe qytetarët e këtij vendi. Statuset dhe komentet e tyre kanë qenë me qindra e mijëra.

“Ideja e referendumit për tre ligjet ka marrë mbështetjen ndër më të gjerë që ekziston si në takimet direkte dhe me bisedimet me të rinjtë ashtu edhe në komunikimin tim në FB me qytetarët e këtij vendi. Për të hapur në mënyrën më të sigurtë rrugën për votimin e tyre natyrisht pas zgjedhjeve sepse ligjet nuk lejojnë që të mbajmë referendum 6 muaj para zgjedhjeve. Kështu referendumi do të mbahet pas zgjedhjeve.
Kryeministri Berisha ironozoi edhe Konventën e PS-së për programin ndërsa akuzoi kryesocialistin Rama si dhe eksponentët socialistë si neobllokmenë dhe 99-sha.
“Ju garantoj se si do ta shihni, zoti Edi Rama po përgatit me vendosmëri skenarin e vitit 2009, ai në konventën e tij dekapitoi de facto PS dhe i vuri asaj atë kokë që ka kohë që e drejton dhe sundon, 99-at, një grusht më të ngushtë neobllokmenësh dhe ju e patë se kush paraqiti programin e Nastradinit, Ilir Beqja që ka meritë se ka ndarë paratë e tenderave me baxhanakun e kryetarit, pastaj ishin mjaft dhe 99 të cilët morën frenat e Partisë 70 vjeçare, unë prisja tia ndërronte emrin dhe mos u çudisni se mund ta bëjë. Largoi eksponentët e PS se sipas tij e turpërojnë, ndërkohë që e nderon Veliaj, se ndërtoi vilat me paratë e Mjaftit dhe vodhi kompjuterin e financave për të humbur gjurmët” tha Berisha.
Sipas tij, Rama e di që ka të garantuar humbjen dhe kjo jo vetëm për faktin se në tërësinë e tij ai ka në biografinë politike numrin e disfatave më të mëdha të rreshtuara se çdo politikan tjetër në Evropë.
“E di që është një politikan shumë i mirë për të qëndruan përfundimisht në opozitë, e di që shqiptarët nuk mund t’ia falin puçin që organizoi për marrjen e pushtetit dhe e ndëshkuan në 8 majin në mënyrën më të merituar. E dinë që shqiptarët nuk shohin në krye të tyre aventurierë të etur për pushtet që mendonin se dhe me zjarr do vinin në krye të vendit”tha Berisha.
1681

KOMENTE