Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tafaj prezanton në Shkodër, Strategjinë e Arsimit të Lartë 2013-2020
English

Tafaj prezanton në Shkodër, Strategjinë e Arsimit të Lartë 2013-2020

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, prezantoi në një takim rajonal në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Strategjinë e Arsimit të Lartë 2013-2020. Në këtë konsultim publik ishin të pranishëm autoritetet drejtuese të institucioneve publike dhe private, dekanë, përgjegjës departamentesh, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij të hapjes, Ministri Tafaj falenderoi të gjithë përsonelin akademik të arsimit të lartë në vend për bashkëpunimin dhe për organizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme për promovimin e objektivave dhe vizionit të stratëgjisë së arsimit të lartë shqiptar.

Kjo strategji përcakton platformën e plotë të e cila do të përfshijë drejtpërdrejt jo vetëm studentët dhe pedagogët e shkollave të larta, por edhe përfaqësuesit e biznesit dhe aktorët e tjerë që kanë lidhjë me arsimin e lartë. Objektivat e strategjisë së arsimit të lartë 2013-2020 do t’i shërbejnë përmbushjes së aspiratës shqiptare të integrimit europian për t’iu përafruar gjithnjë e më shumë standardeve të zonës europiane të arsimit të lartë.
Ministri Tafaj, theksoi se strategjia e re e arsimit të lartë e ka emrin “strategji për cilësinë”.

Më tej, Ministri Tafaj u ndal në treguesit e situatës aktuale të arsimit të lartë, objektivat strategjike për një arsim të lartë cilësor dhe i orientuar drejt kërkesave të tregut të punëstë, diversifikimi dhe profilizimin të ofertës universiteteve e në fund reformat e financimit të arsimit të lartë, qeverisjes dhe menaxhimi të IAL-ve në vitet e ardhshme.

Qeveria shqiptare ka mundësuar në dy mandatet e qeverisjes një nga objektivat më madhorë, atë të përmirësimit së aksesit dhe zgjerimin e sistemit të arsimit të lartë duke çuar sot numrin e studentëve shqiptarë të regjistruar në të gjithë sistemin e arsimit të lartë, në trefishin e numrit, krahasuar me vitin 2004 (160,300 studentë në dy ciklet e para të studimeve). Kjo rritje shprehet dukshëm edhe në rritjen e numrit të përsonelit akadamik në shifra rreth 10,652 (me kohë të plotë dhe të pjesshme).
Ministri Tafaj, theksoi se objektivi kryesor është sigurimi i një arsim të lartë cilësor me standarte në përputhje me kërkesat e procesit të Bolonjës dhe të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë (HEAL), arritja e cilësisë në arsimin e lartë, në mësimdhënie dhe kërkimin shkencor me qëllim për të siguruar një arsim cilësor bëhet në përputhje me standardet ndërkombëtare të Hapësirës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Ministri Tafaj nënvizoi rëndësinë e optimizimit të burimeve financiare që investohen në nivel kombëtar në arsimin e lartë, në funksion të rritjes dhe përmirësimit të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore, me qëllim rritjen e eficiencës dhe efektivitetit të përdorimit të burimeve financiare. Konsolidimin e sistemit të menaxhimit të arsimit të lartë duke kombinuar autonominë-logaridhënien dhe mirë-qeverisjen, me qëllim për të rritur përgjegjshmërinë e institucioneve ndaj kërkesave të publikut. Gjithashtu profilizimin dhe diferencimin e institucioneve të arsimit të lartë, me qëllim që të rritet responsiviteti ndaj kërkesave të studentëve dhe tregut, e në raport me nevojat e zhvillimit rajonal apo kombëtar dhe procesit të integrimit.
Ministri Tafaj bashkëbsedoi me drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të Lartë, duke vlerësuar sugjerimet, kontributin e tyre, dhe duke siguruar se ky debat do të vazhdojë për të dëgjuar e marrë në konsideratë opinionet e grupeve të interesit, për të pasur një dokument sa më gjithpërfshirës të Strategjisë së Arsimit të Lartë.

KOMENTE