Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërcënohet një tjetër oficer policie: “Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote”
English

Kërcënohet një tjetër oficer policie: “Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote”

“Dritani u prehtë në paqe. Tani është radha jote”. Ky mësohet të ketë qenë një tekst mesazhi i mbërritur në telefonin celular të një drejtuesi policie mbrëmjen e 24 shkurtit, pak minuta pas vrasjes mafioze të 41-vjeçarit Dritan Lamaj, ish-shefit të Komisariatit Nr.6.

Burime jozyrtare nga policia bënë të ditur lajmin, i cili ka alarmuar në heshtje Policinë e Shtetit natën e krimit. Duke mos bërë të ditur emrin e drejtuesit policor i cili ka marrë kërcënimin e radhës, burimet saktësojnë se menjëherë atij i është marrë kallëzim në lidhje me ngjarjes. Punonjës policie po merren me verifikimin e plotë të ngjarjes, e cila në rast se do të rezultonte një kërcënim i pastër për shkak të detyrës, do të shkaktonte një tjetër valë paniku mes radhëve të policisë, ku nuk është shuar ende mirë tronditja nga ekzekutimi mafioz i Lamajt, shkruan “Shqiptarja.com”.

Mbrëmjen e datës 24 shkurt, një oficer i lartë policor ka vënë në lëvizje struktura të tëra të Policisë së Shtetit. Edhe pse përgjatë së dielës u shënua një ndër ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit, ku një kryekomisar u masakrua me breshëri kallashnikovi në lagjen e tij, policia ka qenë shumë e zënë duke u marrë me një tjetër rast, përveç zbardhjes së ekzekutimit të Lamajt.

Ka qenë vetë i dëmtuari i cili ka bërë publik marrjen e kërcënimeve nëpërmjet telefonit. Ai ka rrëfyer se e ka marrë mesazhin disa minuta pasi kishte marrë vesh lajmin mbi ish-Shefin e Komisariatit Nr.6, i cili ishte transmetuar edhe në media. Në momentin që ka marrë tekstin, ai ka vendosur të flasë me kolegët dhe të kërkojë ndihmën e tyre, për verifikimin dhe zbardhjen e plotë të situatës në të cilën ndodhej.
1687

KOMENTE