Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
A do të miratohen me referendum 3 ligjet që pengojnë marrjen e statusit për në BE?
English

A do të miratohen me referendum 3 ligjet që pengojnë marrjen e statusit për në BE?

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi sot projektvendimin për miratim me referendum të 3 projektakteve të rëndësishme.
Tre projektaktet janë të një rëndësie themelore për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Në kërkesën e publikuar nga Partia Demokratike thuhet se: “Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.”

“Në zbatim të këtij neni të Kushtetuës, deputetët nismëtarë, përfaqësues të partive parlamentare që përbëjnë edhe shumicën qeverisëse, i propozojnë kuvendit marrjen e vendimit për të shtruar në referendum të përgjithshëm popullor, çështjen e miratimit të tre projektateve që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.”

Tre projektatet që kërkohen të paraqiten në referendum të përgjithshëm janë:

Projektligji 1. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”.

Projektligji 2. “Për nëpunësin civil”.

Projektligji 3. Projektvendimi për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.166, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (prill 2012) të shoqëruar me dokumentacionin parlamentar të shqyrtimit të tyre në organet e Kuvendit.

Pasi u njoh me përmbajtjen e nismës në fjalë nga relatori, z Tritan Shehu, Komisioni për Çështjet Ligjore, vetëm me votat e anëtarëve të mazhorancës miratoi projektvendimin duke e kaluar atë për votim në seancën e radhës plenare.

Po dje, Komisioni për Çështjet Ligjore miratoi edhe dy projektligje të rëndësishme, përkatësisht projektligjin:
1. “Për ratifikimin e kontratës për shitjen 100% të aksioneve të shoqërisë “Hec, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, Sh.a, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes dhe Shoqërisë “Kurum International”, Sh.a”.

2. Projektligjin “Për ratifikimin e kontratës për shitjen e 100% të aksioneve të shoqerise “HEC, Ulez – Shkopet”, Sh.a, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes dhe Shoqërisë ‘Kurum International”, Sh.a.”.

Anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

KOMENTE