Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Balla: Ministri i Brendshëm është si Muço Qulli
English

Balla: Ministri i Brendshëm është si Muço Qulli

Fjala në Kuvend e deputetit Taulant Balla.

"Dy minuta heshtje i meritonte nga parlamenti shqiptar ai punonjës shteti! Ndërkohë zonja kryetare, në parantezë të fjalës që lidhet për vlerësimin strategjik mjedisor, për çfarë vlerësimi strategjik mjedisor flasim kur në sallë ka frikë të vijë Ministri i Brendshëm dhe të japi shpjegime për këtë fotografi!
Po, po, ti ke frikë nga Agron Kuliçi zoti Ministër i Brendshëm! Ti ke frikë dhe ke që dje që fshihesh dhe nuk del në asnjë ekran televizori dhe të japësh shpjegime përse nuk i shkarkon këta katër barkderra!
Mirë unë po e shkelkam Rregulloren po ti zonja kryetare me çfarë Rregullore ke të drejtë të ma ndërpresësh fjalën! Unë nuk jam hipokrit, unë nuk mund të sillem dhe nuk mund të komportohem me këtë sjellje të këtij parlamenti sot!
Pikë së pari të kërkova ty, që të mbash edhe ti përgjegjësi për një kërkesë dhe për një moral që duhet të kishte ky parlament sot: Ta fillonte punën e tij me dy minuta heshtje për një komisar të vrarë. Ky parlament nuk mund të hyjë sot në punime normale pa dhënë shpjegime Ministri i Brendshëm.
Meqenëse duhet të flasim për strategjinë mjedisore,
Zonja dhe Zotërinj deputet, mjedisi shqiptar sot është i ndotur! Është i ndotur dhe nga këta katër barkderrat që kanë marrë më qafë punën e Policisë së Shtetit! Mjedisi sot është i ndotur edhe nga ky ministër i paaftë, ministri më i paaftë në 100 vjet shtet, në krye të Ministrisë së Brendshme! Mjedisi sot është i ndotur edhe nga ai kryeministër që sot nuk ka burrërinë të vij në parlament dhe të sqaroj lidhjet e tij me badigardin në krye të Policisë së Shtetit!
Mjedisi sot është i ndotur edhe nga sjellja brutale e këtij parlamenti, që në vend që ta fillonte punën e vet me një respekt për një punonjës të Policisë së Shtetit, miratoi me shumicën e kartonave të Saliut dy vendime specifikisht kriminale: E para shitja e katër hidrocentraleve, që për të mirën e vendin tonë nuk duhej të shiteshin. E dyta, mjedisi kombëtar po ndotet edhe nga Llotaria Kombëtare e Saliut!
Strategjia për mjedisin shqiptar duhet të planifikojë dhe një çështje shumë të rëndësishme, ky parlament është i ndotur sa të jetë kjo grua në krye të tij!

Më pas deputeti Taulant Balla e ka marrë sërish fjalën për të diskutuar për çështje jashtë rendit të ditës.

"Dua ta nis me shprehjen e Konicës: Pika mua që merrem me Muço Qullin, se ministri i Brendshëm është pikërisht si Muço Qulli. Po sot nuk dua të merrem me çfarë tha ministri, por dua të zbardh para publikut dy fakte shumë të rëndësishme që lidhen me këtë fotografi.
E para, kjo fotografi është publikuar nga një prej pjesëmarrësve në tavolinë, prej z.Tonin Vocaj në faqen e tij Facebook. Fotografia është publikuar në Facebook më datën 23 tetor 2012. Ajo është bërë më datë 21 tetor 2012, ndërkohë që kryekomisari Dritan Lamaj është shkarkuar nga pozicioni i shefit të Komisariatit 17 ditë më pas, në fillim të nëntorit 2012. Pra nuk ka asnjë dyshim që kjo drekë tek restoranti i Nocit në Dajt, është dreka që ka shkarkuar kryekomisarin nga pozicioni i drejtuesit të komisariatin nr. 6, në kombinat, për ta dërguar atë në një detyrë më pak të rëndësishme. Më lejoni t’ju them gjithashtu se ky fakt konfirmohet nga tavolina përballë zotërinjve që dalin në fotografi, sepse qëlloi që një prej tyre ishte ish punonjës i Policisë së Shtetit i shkarkuar në vitin 2005.
Së dyti, ministri i Brendshëm duhet të japë urgjentisht dorëheqjen këtu në parlament për gënjeshtrën se gjoja kjo foto qenka e vitit 2011, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se kjo ishte e 2010. Dy personat që ishin këtu, njëri tha e 2010-s dhe tjetri e 2011-s. Mjaftojnë këta elementë që të kuptosh se këta janë një tufë mashtruesish të ndyrë, që kanë shitur kryekomisarin në pazarin e bërë me individin e akuzuar prej tyre, si njeriu që kreu krimin kundër kryekomisarit. Në Drejtorinë e Policisë Tiranë, në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ka filluar hetimi për çështjen e akuzave dhe kërcënimeve të bëra ndaj kryekomisarit në prill të vitit 2011. Një arsye tjetër pse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë duhet të japë urgjentisht dorëheqjen është se ka gënjyer dje publikisht për fillimin e procedimi të vlerësimit të rrezikut ndaj kryekomisarit.
Së treti, Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë Tiranë kanë marrë një shkresë në 13 shtator 2012, ku nga kryekomisar Dritan Lamaj, që nuk jeton më, kërkohej mbrojtje fizike përkundrejt kërcënimeve që i bëheshin. Kjo shkresë ekziston. Dje me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe të Flamur Nokës është djegur në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Tiranës. Ky është turpi i këtyre njerëzve, që fshehin prova të shitjes, të tradhtisë ndaj një punonjësi policie. Ministri i Brendshëm për turpin e tij dhe turpin e Sali Berishës vjen sot dhe në vend që të komunikonte para Kuvendit të Shqipërisë, si institucioni më i lartë, në ngarkim të institucioneve kombëtare, largimin dhe pezullimin nga detyra të këtyre individëve, vjen këtu dhe hedh baltë.
Së fundmi, si ka mundësi zonja dhe zotërinj deputet që ky Agron Kuliçaj është personi që sa herë përmend trafik karburantesh i del emri! Sa herë që përmendet tradhti dhe dështime të aksioneve të policisë i del emri! Si ka mundësi që ky individ që sa herë dalin edhe vrasës së punonjësve të policisë përsëri i del emri!
I bëj thirrje Sali Berishës të japë përgjigje vetë për këtë degradim që i ka bërë Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit!
Ndërsa Flamur Nokës i them: Ki kujdes me akuzat që bën, sepse jo vetëm që deputetët e Partisë Socialiste janë transparent dhe të bardhë para ligjit, por të gjitha ato që ti mendon janë çështje që lidhen me ty. E t’i kujton që pisllëqet që ti bën, mund ti bëjmë edhe ne".

KOMENTE