Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, dëshmorë të atdheut
English

Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, dëshmorë të atdheut

Kryeministri Berisha nderoi sot dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokaj, ish punonjës të Shërbimit Informativ, të rënë në krye të detyrës më 28 shkurt 1997, në Vlorë, në mbrojtje të Institucioneve shtetërore.

Kryeministri bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë trupave të tyre, të cilët me një ceremoni të veçantë do të përcillen më pas në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Tiranë. Besnik Hidri dhe Leka Qokaj janë dekoruar (pas vdekjes) nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Shqiponjës së Arte” me motivacionin: ”Në shenjë nderimi dhe vlerësimi të lartë për veprimtarinë dhe kontributin e vyer në shërbim të shtetit, deri në aktin sublim, dhënien e jetës në krye të detyrës”. Ndërsa, në vitin 2006 janë shpallur Dëshmorë të Atdheut me vendim të Komisionit të Posaçëm Qeveritar.

Kryeministri tha se i gjithë kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, para këtyre dëshmorëve për qëndresën, trimërinë, dhe heroizmin e tyre, që me rënien në krye të detyrës fituan nderin dhe pavdekësinë.

KOMENTE