Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leonard Olli: Rama ka lidhje të qarta me kupolën e krimit
English

Leonard Olli: Rama ka lidhje të qarta me kupolën e krimit

Deklarata e dhënë për shtyp e Zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme z.Leonard Olli është bërë e njohur për median ku Leaonard Olli akuzoi liderin e opozitës, Edi Rama, se është vetë ai i cili ka lidhje me biznesmenin Arben Frroku, të akuzuarin e vetëm nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj 4 ditë më parë.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:

Së pari me lejoni t‘ju bëj me dije se Ministri i Brendshëm ka urdhëruar hetimin e plotë dhe të detajuar të të gjitha lidhjeve të autorit të dyshuar për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj.

E ndërsa të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit janë agazhuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike, z.Rama dhe ‘rilindasit’ e tij, të turrur si hiena për të ushqyer politikën e tyre nekrofile, bëjnë sikur qajnë, duke derdhur lotë krokodili për të ndjerin Kryekomisarin Lamaj, që në dhjetëra raste e kishin cilësuar si bandit.

Z. Rama u shfaq sërish para publikut, në intimidim të plotë të Policisë së Shtetit. Por, a s’ishit ju z. Rama që dërguat kasnecin Tahiri për të organizuar protesta kundër shefit të komisariatit nr. 6, në Kombinat, në mbrojtje të të akuzuarit?

A s’ishte Tahiri yt, që jepte konferenca shtypi pa fund, duke e akuzuar paturpësisht Kryekomisarin Lamaj, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si bandit dhe kriminel?

Z. Rama, sqaro opinionin publik, përse vetëm dy javë më parë ju takuat të dyshuarin Frroku, dhe a i premtuat se do ta bëni deputet?

Përse e fshihni faktin se të nesërmen e takimit tuaj, i dyshuari shkoi në Shkodër filloi hapjen e zyrave elektorale?

Z. Rama, sqaro qytetarët shqiptarë, pse pas takimit tuaj me të dyshuarin, zoti Tahiri ka darkuar dhe biseduar me të në një lokal, te dy kullat, në qendër të Tiranës, nga ora 20:30 deri në orën 02:30 të mëngjesit, dhe çfarë është biseduar në atë darkë?

Përse gjithë ky ngut për të përgojuar një foto të bërë para dy vitesh, tani në mes të procesit hetimor?

Përse nuk u pohon shqiptarëve se, qëllimi yt i vërtetë dhe mediave pranë teje, është pikërisht prishja e hetimit dhe mbrojtja e të dyshuarit për vrasjen e Kryekomisarit?

Z. Rama, ki kurajon të pranosh para shqiptarëve se kryetari i njësisë nr. 6, në Kombinat, i zgjedhuri yt, ka ortakëri në biznes me të dyshuarin.

Pranoje edhe ti, sikundër e pranon Tahiri, faktin se lokalin e të akuzuarit e kishte bazën e tij në Kombinat dhe nga aty organizonte fushatën politike.

Z. Rama, edhe ky rast, me gjithë përpjekjet e tua të pafund, dëshmon qartazi lidhjet e tua dhe kupolës tënde me krimin, një fakt të cilin nuk mund ta fshehësh dot. Përpjekjet e tua, megjithëse ogurzeza, do të dështojnë. Inkurajimi që ti vazhdimisht i jep krimit është sa i turpshëm, por edhe po aq i pashpresë.

Policia e Shtetit është e vendosur me çdo kosto dhe çfarëdo çmimi të përballet me krimin, ta godasë dhe ta mposhtë atë kudo qoftë dhe në këtë mision fisnik ajo do të triumfojë. Në këtë betejë ajo ka gjithmonë mbështetjen e plotë të Ministrisë së Brendshme, Qeverisë dhe gjithë qytetarëve shqiptarë.

KOMENTE