Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohen 4 shtetas për Fallsifikim të Kartmonedhave. Emrat
English

Arrestohen 4 shtetas për Fallsifikim të Kartmonedhave. Emrat

Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorisë e Policisë së Qarkut Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Euro”, ku u arrestuan 4 - shtetas për Fallsifikim të Kartmonedhave dhe një tjetër i shpallur në kërkim policor.

Në kuadër të këtij operacioni policor, i realizuar me pjesëmarrje dhe koordinim të strukturave të Krimit Ekonomik - Financiar, Sektori i Operacioneve Speciale dhe nën drejtimin e Njësisë së Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua me sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme parash në valutë shqiptare dhe euro si dhe arrestimin në flagrancë të 4 - shtetasve.

Operacioni u realizua në afërsi të rrugës Bardhyl në Tiranë, sot në orën 16.00’ ku u arrit kapja e shtetasve të mëposhtëm :

Klodian Petrit Ceka, 28 vjec, banues në Tiranë,
Florijan Jashar Qatibi, 27 vjec, banues në Tiranë
Besjan Ilir Cici, 25 vjec, lindur dhe banues ne Tirane
Stefano Mark Gjonej, 22 vjec, banuers në Tiranë,

Pas një punë operative hetimore dhe proçeduriale u mundësua dokumentimi ligjor i përfshirjes së shtetasve të sipër cituar për një periudhe 3-mujore hetimi, ku është arritur të sigurohen provat e mjaftueshme për t’u vërtetuar faktin, që shtetasit në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë prodhuar dhe hedhur në qarkullim kartmonedha Euro dhe Valutë Shqipëtare të falsifikuara.

U dokumentua tërësisht se kartmonedhat Euro ishin të prerjes 50 - euro dhe 1000 lekë të rinj.

sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma prej 30 mijë euro dhe shuma e parave valutë shqiptare prej 2 milion të vjetra.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme ndërkohë që vazhdon puna hetimore për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në aktivitet të kundraligjshëm, për konsumim të veprave penale të ”Fallsifikimit të kartmonedhave“të parashikuara nga nen 183/2 Kodit Penal.

KOMENTE