English

Peshkaqeni sulmon 44 vjeçarin (VIDEO)

Një peshkaqen ka vrarë një burrë, në një plazh në afërsi të qytetit të Auckland, Zelandë e Re.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 13:30 të mërkurën në Muriwai Beach, në perëndim të qytetit më të madh të vendit.

47-vjeçari ishte duke notuar, kur ai u sulmua. Policia qëlloi peshkaqenin para se të zhdukej, thanë ata në një deklaratë.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në Zelandën e Re. Vetëm 11 sulme fatale kanë ndodhur që nga viti 1847, tha TVNZ (televizioni i Zelandës)

Viktima e fundit ishte konfirmuar në vitin 1976 në Gjirin e Plenty, jug-lindje të Auckland.
1693

KOMENTE