Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruçi: Kryeministër pse dështove me privatizimin e shpërndarjes së energjisë elektrike
English

Ruçi: Kryeministër pse dështove me privatizimin e shpërndarjes së energjisë elektrike

Më poshtë fjala në Kuvend e kreut të grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi:


Zoti kryeministër, mirëserdhe, se ke kohë që na ke munguar këtu në parlament. Kemi ndjekur nëpër salla, me njerëz të përzgjedhur, me pyetje të parapërgatitura dhe sigurisht që ke filluar fushatën elektorale dhe është e drejta jote atje, por jo këtu në Parlament. Zotëri i nderuar e fillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe e përfundove me listat e deputetëve të PS-së. Mesa duket s’ke ç’thua për atë për të cilën u ngrite për të folur.

Problemi i parë që do të doja te trajtoja është se anatemimi që i bën opozitës se ajo është kundër privatizimit është demagogji, pasi PS është pro privatizimit, kur ai është kushtetues, është pro privatizimit, kur ai është ligjor, është pro privatizimit, kur ai është transparent, është pro privatizimit kur ai s’është dhe s’vjen era korrupsion, është pro privatizimit, kur është në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Me këtë që po bën, ti po zbaton një pikë të programit të Partisë Socialiste në pushtet, në vitet 2000-2005. Ju referua ministri jot dhe është sipas Strategjisë së Privatizimit për Sektorin Elektroenergjitik, që është miratuar nga PS dhe nga parlamenti shqiptar, kur ajo ka qenë në pushtet. Por meqë u ngrite këtu, duhet të jepje shpjegime për privatizimet strategjike, dhe jo të na flisje për tokat dhe për shtëpitë. Se toka dhe shtëpitë janë privatizuar me dakordësinë e plotë të PS-së kur ishte në pushtet edhe kur ishte në opozitë. Ky është realiteti. Dhe tokën shqiptarëve ua kanë dhënë 170 deputetë të asaj partie, ku ishe ti dhe unë bashkë me ty. Dhe ti kishe vetëm 70 deputetë.

Por ti duhej të jepje llogari pse dështove me privatizimin e parë strategjik që është shpërndarja e energjisë elektrike. Ti duhej të jepje llogari këtu në parlament, pse dështove në privatizimin e dytë, atë të ARMO-s. Ti duhet të jepje llogari, pse dështove në privatizimin e tretë strategjik, që është Albpetrol. Ky është suksesi dhe dështimi jot, porsa u përket reformave në fushën e privatizimeve. Kurse ato që ka bërë PS dje në pushtet janë njëra më e suksesshme se tjetra dhe t’i kam përmendur këtu në parlament të nënta. Pra sot debati nuk është politik zoti kryeministër. Sot po privatizojmë një pasuri kombëtare. Dhe deputetët e opozitës të kërkojnë hesap: Pse ky privatizim është i personalizuar? Nuk dhe asnjë shpjegim. Pse ky privatizim është nën çmim? Nuk dhe asnjë shpjegim. Përse ofertuesi nuk ka asnjë përvojë në fushën e energjitikës? Përse nuk ka asnjë transparencë për privatizimin e kësaj pasurie kombëtare? Përse z.Kryeministër ndërrove vendimin e qeverisë të miratuar nga ti vetë, që të përshtatje të dhënat e ofertuesit me vendimin e qeverisë? Vendimin e qeverisë e kishe miratuar ti nuk e kishim miratuar ne. E ndryshove, pikërisht, kur u paraqit ofertuesi që duhet ta plotësonte ligjin, Kushtetutën e Shqipërisë, që kërkon opozitën. Dhe për të vazhduar më tej.
Vjet ua shite qytetarëve të kryeqytetit tënd 15 milionë euro. 3 milionë euro për një megavat, me këtë çmim ua shite, dhe do ta shlyejnë qytetarët e Tiranës nëpërmjet faturave të ujit. Qeveria turke jo më larg se vjet e shiti një megavat 2.4 milionë euro, kurse kompania turke e blen jo te qeveria turke, po te qeveria jote 1.4 milionë euro. Këtë llogari të kërkon opozita dhe ti s’jep asnjë përgjigje.
Opozita për të vazhduar më tej të kërkon hesap: E ke shitur 100 milionë, dhe me llogari, 20 milionë është fitimi në vit. Për katër vjet shlyen të gjithë detyrimin, e parave që dha. Ja pse themi që ky çmim nuk është transparent, është korruptim ky akt privatizimi.
Duhet ta dinë shqiptarët, nëse është shitur 100 milionë, gati 40 milionë në qeverisjen e PS është marrë një kredi nga Gjermania për rikonstruksionin e Bistricës 1 dhe 2. 40 milionë euro që do t’i shlyejë populli shqiptar për këto HEC-e që shiten sot. Pra vetëm me fitimin e një viti dhe kredinë që duhet të shlyejmë shkojnë 60 mln euro në vit. Për këto duhet t’i japësh shpjegime qytetarëve shqiptarë. Për këto duhet t’i japësh shpjegime opozitës shqiptare që është zëdhënëse e Kushtetutës, ligjit, transparencës dhe interesave kombëtare dhe ekonomike të qytetarëve shqiptarë. E jo të bëni demagogji me gjyshër e lista.

KOMENTE