Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna në familje e patolerueshme, dënime të ashpra dhunuesve
English

Dhuna në familje e patolerueshme, dënime të ashpra dhunuesve

Shqipëria prezantoi në Nju Jork angazhimin e Qeverisë për t’iu bashkuar nismës së UNËOMEN me ndërmarrjen e disa aksioneve për të parandaluar dhe luftuar dhunën me bazë gjinore.

Deklarata e Qeverisë së Shqipërisë, e firmosur nga Kryeministri Berisha, u prezantua nga Zv. Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj. Klajda Gjosha, gjatë eventeve të Sesionit të 57 të Komisionit për Statusin e Grave të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju Jork.

Qeveria e Shqipërisë, përmes deklaratës ‘COMMIT’, angazhohet “të bëjë ndërhyrje në Kodin Penal për ashpërsimin e dënimeve për shkaktarët e dhunës ndaj grave dhe vajzave, të ofrojë shërbim ligjor falas për viktimat e dhunës dhe të ndërmarrë fushata sensibilizuese me pjesëmarrjen edhe të djemve dhe burrave për t’i dhënë fund dhunës në familje, si një fenomen i patolorueshëm shoqëror”.

Zv. Ministrja Gjosha në një intervistë për Zërin e Amerikës nga Nju Jorku deklaroi se Shqipëria ka avancuar në arritjen e barazisë gjinore, ku gratë tashmë pozicionohen në role të rëndësishme në shoqëri.

Gjosha tha se, po punohet për të siguruar më shumë hapësira ekonomike për gratë dhe vajzat, duke theksuar ndërkohë bashkëpunimin me bizneset.

Shqipëria po merr pjesë në punimet e Sesionit të 57 të Komisionit për Statusin e Grave të Kombeve të Bashkuara, që po mbahet në Nju Jork me një delegacion të kryesuar nga Zv. Ministrja e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, znj. Klajda Gjosha dhe Drejtorja e Politikave për Shanset e Barabarta dhe Familjen, znj. Alida Tota.

KOMENTE