Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: pas 23 qershorit rikthim i policisë së shtetit në krye të detyrës(VIDEO)
English

Rama: pas 23 qershorit rikthim i policisë së shtetit në krye të detyrës(VIDEO)

“Sfida më e rëndësishme e qeverisë socialiste pas 23 qershorit”, është konsideruar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, frenimi i krimit dhe vënia e rendit publik nën kontrollin e shtetit. Kryesocialisti Rama, ka marrë pjesë në takimin “Rendi dhe siguria publike”, të organizuar sot paradite në qytetin e Laçit. Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e rëndë kriminale që po kalon vendi, me sfidat e mëdha që shtrohen përpara Partisë Socialiste, për të rikthyer policinë në krye të detyrës, si dhe për t’u kthyer qytetarëve sigurinë e cenuar. Folësja e parë në takim ishte deputetja Ermonela Felaj, e cila ka bërë një ekspoze të marrëdhënieve mes krimit dhe drejtësisë. Sipas Felajt krimi po bashkëjeton me drejtësinë, e ndërkohë komprometimi i drejtësisë me krimin ka bërë që ky i fundit t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Ndërsa deputetja, Mimi Kodheli e ka parë në aspektin ekonomik gjendjen në të cilën ndodhet situata kriminale, por edhe policia e shtetit. Kodheli ka theksuar se vitet e fundit janë dyfishuar krimet ndaj pronës dhe janë 4 fishuar vjedhjet me dhunë. Për sa u përket efektivave të policisë, Mimi Kodheli ka ripërsëritur angazhimin e PS për të siguruar trajtim më të mirë, paga më të larta si dhe mundësi strehimi, ndërsa do t’u garantohet të gjithëve një sigurim për jetën. Kryetari i PS-së së Tiranës, njëkohësisht deputeti, Saimir Tahiri, ka theksuar se sot shqiptarët janë 4 fish më të pasigurt. Ai është shprehur se krimi komandon në rrugë, por edhe në zyrat e shtetit, ku kupola drejtuese e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit kanë tradhtuar policinë dhe po bashkëpunon me krimin.

“Në 300 ditët e para të qeverisjes do të rikthejmë policinë në krye të detyrës dhe do të rilindim Policinë e Shtetit”, është shprehur Tahiri, i cili po ashtu ka garantuar se PS është e vendosur për të zbatuar parimin “Një shtet, një polici”, si dhe për të aplikuar sistemin e karrierës në polici, duke shmangur kështu funksionimin e policisë mbi baza militantizmi apo nepotizmi.

Duke marrë fjalën në takim, kryetari i PS-së, Edi Rama e ka vënë theksin te situata dramatike e kriminalitetit në vend, që sipas tij i ka dalë shtetit nga kontrolli.

“Sot në Shqipëri ndodhin dy krime në orë. Krimi i ka dalë shtetit nga kontrolli dhe sot krimi bën ligjin. Policia është e tradhtuar. Kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin, funksionon si një organizatë që jep e merr në emër të interesave kriminale, mbron kanale të kontrabandës dhe pa as më të voglin dyshim është një nga vatrat më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri”, është shprehur kryesocialisti. Sipas tij beteja me krimin nuk është vetëm një betejë e policisë me kriminelët, por është një betejë e shoqërisë dhe e qeverisë edhe me shkaqet e krimit. Duke ju folur për sfidat që dalin përpara qeverisjes socialiste pas 23 qershorit, si dhe angazhimet konkrete të përcaktuara në programin për një Rilindje Shqiptare, kryesocialisti Rama tha:

“Ta zmbrapsim krimin dhe të rikthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës. Ajo që unë angazhohem dhe që PS angazhohet është të ndërtojmë një shtet dhe një Polici të Shtetit që ta bëjë të paprekshme jetën e individit dhe pronën e çdo shqiptari”.
1702

KOMENTE