Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humb unazën e martesës dhe e gjen pas 16 vitesh në një karrotë
English

Humb unazën e martesës dhe e gjen pas 16 vitesh në një karrotë

Një grua suedeze ka zbuluar unazën e saj të martesës në një karotë që rritej në kopshtin e saj, 16 vjet pasi ajo humbi atë, thotë një gazetë.

Lena Paahlsson kohë më parë kishte humbur shpresën për të gjetur unazën, të cilën ajo e projektoi vetë, raporton Dagens Nyheter.

Flori i bardhë me shtatë diamante të vogla, janë zhdukur në kuzhinën e saj në vitin 1995, i tha ajo gazetës.

Edhe pse unaza nuk i përshtatet më, ajo shpreson që ta rregullojë dhe ta vendosë përsëri në gisht.

Mrs Paahlsson dhe familja e saj jetojnë në një fermë pranë Mora në Suedi.

Ajo hoqi unazën për të bërë disa pjekje me rastin e Krishtlindjeve me bijat e saj, por ajo u zhduk nga sipërfaqja e punës ku ajo e kishte lënë.

Familja kontrolloi kudo dhe vite më vonë ajo i bëri rikonstruksion dhe shtëpisë me shpresën për të gjetur unazën.

Por ajo nuk e gjeti përsëri dhe vetëm pas 16 vjetësh, kur Znj Paahlsson shkuli disa karrota në kopshtin e saj ajo pa një karrotë me një këllëf të artë që i qëndronte karrotës si varëse në qafë. Ishte e pabesueshme.

Çifti beson se unaza ra në lavaman në vitin 1995 dhe ka humbur me lëkurat e qëruara të perimeve të cilat u shndërruan në përzierje plehrash ose për të ushqyer delet e tyre.

"Tani që unë kam gjetur unazën përsëri unë dua ta përdor atë përsëri" tha ajo.

KOMENTE