English

Thaçi njoftoi ambasadorët e BE-së në Kosovë lidhur me raundin e gjashtë të bisedimeve në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takoi përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, z. Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së në Kosovë, të cilët i njoftoi me rrjedhat e raundit të gjashtë të bisedimeve në Bruksel.

Takimi i fundit u mbajt në Bruksel më 4 mars 2013, ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, z. Daçiq në prezencë të Përfaqësuese së Lartë të BE-së, baroneshës Ashton.

Kryeministri Thaçi njoftoi z. Zhbogar dhe ambasadorët e BE-së për qëndrimin e Prishtinës lidhur me të drejtat dhe kompetencat e Asociacionit të Komunave, gjithnjë duke respektuar Pakon e Presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi shprehu mirënjohje për gatishmërinë e baroneshës Ashton, e cila së shpejti pritet që ta vizitojë edhe Prishtinën, në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e formave adekuate për arritjen e marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit.

KOMENTE