Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avramopoulos: Greqia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik
English

Avramopoulos: Greqia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopoulos, dje për vizitë zyrtare në Athinë, ka qënë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri të Jashtëm të Kosovës në Greqi, gjatë të cilës janë diskutuar çështjet bilaterale, në radhë të parë çështja e njohjes së Kosovës nga Greqia si dhe zhvillimet rajonale e integrimet evropiane.

Fillimisht, ministri Hoxhaj falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin institucional të Greqisë me Kosovën, duke veçuar kontributin e Athinës që nga paslufta, me praninë në kuadër të administratës së UNMIK-ut, në kuadër të misionit të KFOR-it si dhe pjesëmarrjen në misionin e BE-së.

“Greqia ka ndjekur një rrugë pragmatike për të zhvilluar marrëdhëniet e pavarura me Kosovën. Këto marrëdhënie kanë shënuar progres nga viti në vit. Shumë kompani greke operojnë në Kosovë. Kosova është e interesuar t’u japë shtytje lidhjeve me Greqinë po aq sa edhe me pjesën tjetër të fqinjëve ballkanikë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka vlerësuar qëndrimin pragmatik të Greqisë edhe brenda BE-së në fushën e integrimeve evropiane dhe për anëtarësim në organizata të tjera rajonale e ndërkombëtare të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka kërkuar nga Greqia që ta njohë Republikën e Kosovës duke theksuar se me një hap të tillë, Greqia do të jepte kontribut esencial për integrimin evropian jo vetëm të Kosovës, por edhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Hoxhaj tha se Kosova pret që në një të ardhme të afërt Athina të marr një vendim pozitiv lidhur me njohjen e Kosovës.

Ai po ashtu kërkoi mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe në hapjen e negociatave për të nënshkruar MSA-në.

Hoxhaj ftoi ministrin e Jashtëm grek Dimitris Avramopoulos që të vizitojë Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Avramopoulos theksoi se Greqia ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe integrim evropian.

“Synimi strategjik i Greqisë është që të krijohet një hapësirë e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit në rajonin më të gjerë të Evropës Juglindore”, tha ministri i Jashtëm grek.

Avramopoulos po ashtu tha se Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke shtuar se sot më shumë se kurrë paqja dhe stabiliteti i duhen Ballkanit Perëndimor.

Ministri Avramopoulos shprehu përkrahjen e Athinës edhe për agjendën evropiane të Kosovës, duke përfshirë procesin e liberalizimit te vizave dhe marrëveshjen e stabilizim asocimit.

“Greqia është pjesë e qëndrimeve unike të BE-se lidhur me integrimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës”, tha ministri Avramopoulos, duke vlerësuar rolin e përgjegjshëm, konstruktiv dhe paqësor të Kosovës në proceset politike rajonale.

KOMENTE