English

Arrestohet shqiptari me 7.4 kg heroinë

Shqiptari ishte nisur nga Greqia drejt Italisë me synimin për të shitur lëndën narkotike, e cila sipas policisë do të sillte një fitim prej 1 milion e gjysëm euro.

Por fati i tij është bllokuar në portin e Anconas në Itali ku policia pas kontrollit ka gjetur të fshehur në makinën e shqiptarit një sasi droge e llojit heroinë prej 7.4 kg.

Shqiptari u arrestua dhe dërgua në ambientet e paraburgimit nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ndërsa heroina dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

KOMENTE