Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha. Mosha e votuesit duhet të jetë 16 vjeç.Të rinjtë e sotëm dinë më shumë se 50 vjeçarët(VIDEO)
English

Berisha. Mosha e votuesit duhet të jetë 16 vjeç.Të rinjtë e sotëm dinë më shumë se 50 vjeçarët(VIDEO)

Neni i parë në kapitullin e Lirive dhe të Drejtave Politike në Kushtetutën e Shqipërisë përcakton moshën 18 vjeç, kur një shtetas shqiptar ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
Por ka erdhur si xhevahir propozimi i kryeministrit Sali Berisha vetëm 105 ditë para ditës së zgjedhjeve që mosha e votuesit duhet të ulet deri në 16 vjeç.

Në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha kërkoi nga kreu i grupit Astrit Patozi që ta konsultojë këtë propozim me kreun e grupit të PS-së Gramoz Ruçi por edhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare.

“Para se të ndalem tek reformat që vijnë kësaj jave në Parlament do ti kërkoja kreut të grupit parlamentar të negociojë me Gramoz Ruçin dhe me krerët e grupeve të tjera parlamentare uljen e moshës së votimit në 16 vjeç. Janë me qindra të rinj të cilët më pyesin në facebok dhe me sms po ne a do të votojmë. Po ne pse nuk votojmë? Mirëpo po të rrimë ta mendojmë thellë moskonsiderimi i tyre dëshmon një prapambetje. Kjo është një gjeneratë kretësisht tjetër, e pakrahasueshme me asnjë gjeneratë të vetme në historinë e kombit. Kjo gjeneratë u mëkua që në ditët e para të jetës me vlerat e lirisë dhe është gjenerata e internetit që di më shumë se sa dinë 50-vjeçarët. ” tha Berisha.
1706

KOMENTE