English

Presidenti iranian Ahmadinejad akuzohet se ka përqafuar nënën e Chavez, veprim antimysliman

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është zhytur në një polemikë lidhur mbi dy fotot reale që tregojnë atë duke ngushëlluar anëtarët e familjes të Presidentit të Venezuelës H. Chavez për vdekjen e tij.

Gjatë funeralit të Z. Chavez në Karakas të premten, zoti Ahmadinexhad u fotografua me Elena Frias de Chavez, 78 vjeç nëna e H. Chavez.

Ndërsa ky nuk është një përqafimi i plotë, presidenti iranian dhe nëna e Z. Chavez i kanë fytyrat e tyre të mbështetur te njëri-tjetrit, me duart e tyre të takuara në një moment të pikëllimit të përbashkët. Disa agjenci të lajmeve lëshuan fotot e skenës në mënyrë tëpapritur.

Burrat myslimanë sipas traditës e kanë të ndaluar të prekin gratë që nuk janë anëtarë të familjes së tyre të ngushtë.

Kritikët konservatorë, janë shprehur se Ahmadinexhad nuk ka kryer vetëm një mëkat, por edhe u soll në një mënyrë të papërshtatshme si president i një shteti islamik.

Ata thanë se kjo ishte një tjetër shenjë se zoti Ahmadinexhad u ndikua nga "devijim aktual", një term i përdorur për etiketimin e ndihmësit e tij të ngushtë, si dhe ta largoje ate nga lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Qeveritarët e tjerë irakianë u përpoqën të shmangin kritikat duke pretenduar se Fotografia është falsifikuar.


Fotografia Photoshopped, në të majtë, ishte ekspozuar shpejt.
"Ata kanë kopjuar foton duke e përshtatur atë me nënën e z. Chavez për të treguar se ata (Z. Ahmadinexhad dhe Znj Chavez) janë në kontakt. Nuk kishte asnjë shtrëngim duarsh," tha Mohammadreza Mir Tajeddini, një ndihmëse e presidentit.

Mbështetësit e presidentit insistojnë se foto e vërtetë, ishte ajo që përshkruan xhaxhain e Z. Chavez, ndërsa tjetra me nënën e tij u bë fotoshop i vërtetë.
Por në një inspektim të detajuar, është e qartë se i ashtuquajturi xhaxhai, është lideri egjiptian i opozitës dhe ish drejtor i përgjithshëm i mbikqyrjes bërthamore, në OKB, Mohamed ElBaradei.

Në jetën reale, zoti ElBaradei është shumë më shtatlartë se Z. Ahmadinexhad, por në foto ai duket dukshëm më i shkurtër se presidenti iranian.

KOMENTE