English

Kardinali Jorge Mario Bergoglio, nga Argjentina, ështa Papa i Ri i Vatikanit

Më në fund është zbardhur dhe emri i Papës së Ri. Ai është kardinali Jorge Mario Bergoglio, nga Argjentina, 76 vjeç.

Mijëra qytetarë kanë nisur festën në sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan, ku në orën 19:06 tymi i bardhë ka dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine duke lajmëruar se Ati i Shenjtë është zgjedhur, pas 5 votimeve, nga 33 të parashikuara. Kardinalët kanë votuar disa herë, derisa një kandidat i vetëm ka arritur të marrë 77 vota nga 115.

Papa i ri është i 266-ti në historinë e papateve të Vatikanit, ai zëvendësoi Papa Benediktin e XVI, gjermanin Racinger i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar.

KOMENTE