Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apokalipsi antibiotik. Jeta e njerëzimit tepër e rrezikshme
English

Apokalipsi antibiotik. Jeta e njerëzimit tepër e rrezikshme

Një e ardhme e tmerrshme po duket në horizont, një e ardhme që po shpëton nga duart e mjekëve.
Qoftë dhe një prerje e thjeshtë e gishtit do mund të jetë shkaku i vdekjes suaj, dhe mjeku nuk do jetë në gjendje të bëjë asgjë, ndërsa jeta juaj do të jetë në dorën e fatit.

Operacionet më themelore mund të bëhen vdekjeprurëse.

Trajtimet e kancerit dhe transplantet e organeve mund t'ju vrasin. Lindja e fëmijës mund të bëhet një moment vdekjeprurës në jetën e një gruaje. Kjo është një e ardhme pa antibiotikë.

Kjo mund të lexohet si komplot i romanit fiction science - por frika e vërtetë është se bota po shkon në një epokë post-antibiotike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se shumë infeksione të shpeshta nuk do të kenë një kurë dhe ato do të jenë vrasëse për njeriun.

Qendra amerikane e Kontrollin të Sëmundjeve ka theksuar shfaqjen e baktereve "makth" pra thekson ardhjen e kohës së një Apokalipsi antibiotik.

Antibiotikët vrasin bakteret, por viruset janë armiqtë tepër dinakë. Pasi ju filloni trajtimin e tyre me një mjekim të ri ata gjejnë mënyra për të mbijetuar. Mjekime të reja janë të nevojshme, por dhe viruset gjejnë mënyra të reja për të mbijetuar, ata kurrsesi nuk rrinë duarkryq por duan të krijojnë terrenet e tyre të përshtatshme për të jetuar.

KOMENTE