Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Borxhi publik i Shqipërisë. Rrezikohet të ketë fatin e Greqisë(VIDEO)
English

Borxhi publik i Shqipërisë. Rrezikohet të ketë fatin e Greqisë(VIDEO)

Heqja me ligj në Shqipëri e tavanit prej 60% për borxhin publik rrezikon rritjen e mëtejshme të tij dhe daljen jashtë kontrollit. Sipas Bankës Botërore çekuilibrat financiarë pengojnë rritjen ekonomike në Shqipëri.

Në një analizë të DW(Deutsche Welle) që i referohet shifrave të Bankës Botërore, theksohet se borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63,8 %, të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB.

Banka Botërore në mënyrë këmbëngulëse, përmes përfaqësuesve të saj e ka paralajmëruar qeverinë shqiptare se nëse nuk ulet borxhi publik apo kombëtar, Shqipëria rrezikon ta pësojë si Greqia. Shqetësimi artikulohet si rritje e çekuilibrave financiarë që pengojnë rritjen ekonomike. Drejtorja e re e Bankës Botërore dhe Koordinatorja Rajonale për Evropën Juglindore gjatë vizitës në Tiranë tha se rritja e borxhit publik është rrezik për asfiksim të rritjes ekonomike.

Rekomandimi numër 1 i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik.

Për drejtoren e re të BB-së, Ellen Goldstein tha se niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim si Shqipëria është rreth 40 % e PBB-së.

“Ky është standardi global, që ekonomia të mos jetë në stres dhe në risk, por nuk ka ndonjë shifër magjike sesa duhet të jetë niveli i borxhit publik. E mira është të jetë i ulët. Cilado qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve do të përballet me detyrën për të përmirësuar situatën e financave publike, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të të ardhurave dhe rritjen e qëndrueshmërisë së regjimit fiskal", theksoi Ksenya Lvovski.
1711

KOMENTE