Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bujar Nishani uron Papa Franciscus I për detyrën e tij tepër të rëndësishme
English

Bujar Nishani uron Papa Franciscus I për detyrën e tij tepër të rëndësishme

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një telegram urimi Atit të Shenjtë, Papa Franciscus I për zgjedhjen në krye të Selisë së Shenjtë. Në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani shkruhet:

“Shenjtëria Juaj,

Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si Papa Franciscus I dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit Tuaj të shenjtë Papnor!

Unë pres me padurim për të vazhduar bashkëpunimin tradicional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë, në të mirë të promovimit të vlerave universale të paqes dhe mirëkuptimit, në bashkësinë katolike dhe në të gjithë popujt, në rajonin tonë dhe më gjerë!

Duke Ju përcjellë dëshirën time dhe të popullit shqiptar për t’Ju mikpritur së afërmi në Tiranë, Ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”

KOMENTE