Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: tregu shqiptar është atraktiv dhe se garanton investimet e huaja
English

Haxhinasto: tregu shqiptar është atraktiv dhe se garanton investimet e huaja

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Edmond Haxhinasto mori pjesë dje në ceremoninë e përurimit të Zyrës Ndërkombëtare të Rajonit Friuli-Venezia-Giuglia, njëkohësisht Zyrë e Institucionit Financiar “FINEST S.P.A” që investon e financon kompanitë italiane të rajoneve të Tri-Venetos, për të investuar në Evropën Lindore. Në ceremoni morën pjesë ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Massimo Gaiani, Drejtori i “FINEST S.P.A” z. Renatto Pujatti dhe delegacioni i rajonit Friuli-Venezia-Giuglia.

Z. Haxhinasto tha se prania e investitorëve italianë në Shqipëri dëshmon se “tregu shqiptar është atraktiv” dhe se “vendi garanton investimet e huaja”. “Fakti që një rajon i tillë përfaqësohet dhe hap një zyrë për të promovuar interesat e biznesit dhe investitorëve në Shqipëri është tregues i qartë se Shqipëria vazhdon të jetë destinacion shumë i rëndësishëm i investimeve italiane, që përveçse interesit aktual, shoqërohet me historitë e suksesit të shumë investitorëve të tjerë që kanë ardhur qoftë nga ky rajon, qoftë nga rajone të tjera të Italisë”- tha zoti Haxhinasto.
Ministri shtoi se hapja e zyrës në bashkëpunim me “FINEST”, shumë i rëndësishëm për promovimin e investimeve italiane “tregon që sytë e shumë investitorëve italianë që kanë parë Europën Lindore si vend atraktiv, tani po kthehen edhe nga Shqipëria, veçanërisht duke parë potencialet e mëdha që ka tregu ynë”.
Ministri theksoi se arsyet janë të shumta: “Së pari për faktin se tregu shqiptar është i qëndrueshëm, në rritje të vazhdueshme dhe ka potenciale të jashtëzakonshme si në aspektin e resurseve natyrore, mundësive për biznes dhe resurseve humane që ofron”.

Ministri renditi sektorët bazë të bashkëpunimit ekonomik si energjetika, ai minerar, i ndërmarrjeve të vogla e të mesme, por edhe turizmi dhe bujqësia.
Me rëndësi sipas tij, është fakti që Shqipëria ka pasur trend shumë të qëndrueshëm të tërheqjes së investimeve të huaja, krahasuar me situatën ekonomike të shumë vendeve, qofshin fqinjë të saj. Sipas ministrit, “kjo tregon që rritja ekonomike në Shqipëri është në baza të shëndosha dhe kështu do të vazhdojë të jetë në të ardhmen”.

Iniciativat që janë ofruar nga qeveria, garantoi ministri, do të qëndrojnë e përpunohen, që “investitorët e huaj ta shohin tregun shqiptar si shumë të preferuar krahasuar me tregjet e tjera të vendeve në rajonin tonë, edhe më tej, krahasuar me vende të tjera të Afrikës apo të Lindjes së Largët”. Z. Haxhinasto shtoi se “investimet e huaja janë një domosdoshmëri, një themel i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe për punësimin e qytetarëve shqiptarë”.

KOMENTE