Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
INSTAT. Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2013
English

INSTAT. Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Shkurt 2013

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt shënoi një rritje prej 1.1 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm.Ndryshimi vjetor i indeksit në muajin Shkurt (Shkurt-2013/Shkurt-2012) është 2.5 përqind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.6 përqind.

Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shënoi një rritje prej 2.6 përqind. Rritja më e madhe prej 17.0 përqind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupin " Fruta" me 2.5 përqind", qumësht, djath e vezë" me 0.4 përqind, etj Në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi çmimet shënuan ulje ku mund të përmendim uljet në nëngrupet "sheqer e embëlsira" me 1.5 përqind, "qumësht, djath e vezë" me 0.7 përqind," " vajra dhe yndyrna" me 0.5 përqind,

Indeksi i grupit "Pije alkoolike dhe duhan" ka shënuar një rritje 0.3 përqind, brenda këtij grupi çmimet e pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 0.5 përqind dhe çmimi i duhanit një rritje prej 0.1 përqind.

Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" ka shënuar një ulje prej 0.6 përqind. Indeksi i grupit "Transporti" ka shënuar një ulje prej 0.1 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.5 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.8 përqind.

Indeksi i grupit "Hotele, kafene dhe restorante" ka shënuar një rritje prej 0.1 përqind, rritje kjo që ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së çmimit të nëngrupit kafe-restorante.

KOMENTE