Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë–KE. Një kapitull i ri mardhëniesh
English

Kosovë–KE. Një kapitull i ri mardhëniesh

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Strasburg është pritur dje në takim zyrtar nga Thorbjørn Jagland, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Ky ishte takimi i parë zyrtar, bilateral ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka informuar sekretarin Jagland për progresin e gjithanshëm në Kosovë, duke kërkuar përkrahjen e tij për avancimin e proceseve integruese të Kosovës në organizatat evropiane.

Pas takimit, ministri Hoxhaj, duke iu referuar faktit se ky ishte takimi i parë zyrtar dhe bilateral ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës, theksoi se ky institucion në pesë vjetët e fundit, pas shpalljes së pavarësisë ka pas një qasje shumë të mbyllur karshi Republikës së Kosovës.

“Fakti që sekretari Jagland na priti në një takim bilateral, mendoj që është ndër hapat më të rëndësishëm historik në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka folur për angazhimin e Republikës e Kosovës për anëtarësim në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, e cila mbështet projekte të ndryshme të politikave sociale edhe zhvillimore.

“Kosova i ka votat, e ka mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë Hoxhaj, duke kërkuar nga Jagland, që në cilësinë e tij ta mbështet Republikën e Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj Banke.

Ministri Hoxhaj ka ftuar sekretarin Jagland që ta vizitojë Republikën e Kosovës dhe që ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës të ketë bashkëpunim bilateral në fushën e sundimit të ligjit, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, të lirisë së fjalës dhe çdo aspekt tjetër që Këshilli i Evropës e ka si mision dhe funksion të tij.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po ashtu ka takuar komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Nils Muižnieks.

Hoxhaj dhe Muižnieks kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës në promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, me ç’rast, Hoxhaj ka theksuar punën dhe suksesin e madh që është arritur në Kosovë në këto drejtime.

Ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim edhe me disa ambasadorë të Misioneve të Përhershme pranë Këshillit të Evropës, ku ishin prezentë ambasadorja e Bashkimit Evropian, ambasadorët e shteteve të Quintit, Irlandës, Turqisë e Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me një numër të madh të eurodeputetëve dhe personaliteteve të rëndësishme evropiane.

KOMENTE