Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Panariti takon ambasadorin rumun në Tiranë z. Viorel Stanila
English

Panariti takon ambasadorin rumun në Tiranë z. Viorel Stanila

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti zhvilloi dje një takim me Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, z. Viorel Stanila. Ministri Panariti vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, bazuar në një traditë të vjetër miqësie dhe bashkëpunimi, si dhe shprehu vullnetin për të punuar për intensifikimin e mëtejshëm të tyre.

Në takim u diskutua mbi axhendën dypalëshe të të dy vendeve, dhe u ra dakord për përshpejtimin e punës nëpërmjet grupeve të ekspertëve të fushave të ndryshme si dhe për zhvillimin e një vizite zyrtare të Ministrit Panariti në Rumani, në një kohë të përshtatshme për të dyja palët.

Ambasadori Stanila i përcolli Ministrit Panariti urimet e Ministrit të Jashtëm rumun, dhe u shpreh se mbështetja e integrimit evropian të Shqipërisë është një qëndrim tashmë i qartë i Rumanisë.

KOMENTE