Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse mërziten njerëzit? Thelbi i mërzisë njerëzore
English

Pse mërziten njerëzit? Thelbi i mërzisë njerëzore

Petrit Sulaj - Mërzinë e kanë analizuar më me kujdes e vemendje psikonalistët. Sipas psikonalistit Otto Fenichel, i cili është marrë posaçërisht me këtë sentiment, esenca e mërzisë nuk është konflikti në mes nevojës për stimuj dhe mungesës së tyre në botën e jashtme, por në kontradiktën në mes dëshirës për të qenë i stimuluar dhe paaftësisë së njëkohëshme për të njohur dhe pranuar këto stimuj. Pra, më thjesht, njeriu që mërzitet nuk është gjë tjetër veçse një “ dembel ”, që pret të tjerët, njerëz, ngjarje, jashtë tij që të vijnë te ai e ti formulojnë e propozojne gjëra e pastaj ai nga ana e tij të gjejë energjinë e nevojëshme për ti realizuar ato.
Psikologët, vetëm pasi të tjerët kishin thënë çfarë mund të thonin për të, vonë fare, vetëm pas viteve 60-të, e kanë futur mërzinë në kategorinë e gjendjeve emocionale negative, duke dalluar qartë nga ndjenja e frustrimit që shoqëron njeriun e mërzitur. Ishin psikologët që e konkretizuan aq sa mundet këtë emocion të vështirë. Ato dalluan mërzinë që është rezultat i përplasjes së njeriut me të njejtët stimuj e me të njejten aktivitet, nga një mërzi tjetër më e sofistikuar që vjen si rezultat i varfërimit të stimujve dhe ngadalsimit të këtij aktiviteti. Megjithatë njerëzit zakonshëm e kanë të vështirë të dallojnë qartë këto dy gjendje.
Zbulimet më të fundit për këtë sentiment janë interessante, tashmë mërzia konsiderohet dhe si apati e vështërsi për të mbajtur në korent vëmendjen tënde dhe tendencë e qartë drejt kësaj gjendje shfaqen me simptomat përkatëse si: mungesë interesi, pak ose aspak kuriozitet, pak ose aspak nevojë per informacion, pak ose aspak vullnt per tu impenjuar.
Në fund të fundit, megjithëse mërzia është një gjë që u ka rënë për pjesë të gjithëve, pra, është një koncept moral, letrar, artistik, metafizik, estetik etj, esenca e saj është në fund të fundit psikologjik e për pasojë fjalën e fundit u takon dhe do ta thonë patjetër psikologët.

Pse mërziten njerëzit?

Në gjendje reflektimi të thellë, për mërzinë arrin e bën idenë, se jemi të dënuar fatalisht të jemi nën pushtetin pasiv të saj. Dhe të bashkjetosh me këtë gjendje emocionale është e mundur vetem nëse më parë bëjmë një marrveshje me të, e duke e konsideruar si një çmim që duhet ti paguajmë jetës, ndërsa eksistojmë
Njerëzit nuk mërziten kot, për qejf, por nuk mërziten as edhe kur i detyron kush. Megjithatë jo pak njerëz e kalojnë kohën, më shumë nën pushtetin e këtij emocioni se sa në gjendje të tjera. Njerëzit mërziten kur arrijnë një cak, një pikë të caktuar, një të ashtuquajtur mosekulibër, atëherë kur ngjarjet e jashtëme por dhe ato të brendëshme te njeriu, nuk arrijnë ta vënë njeriun në lëvizje për tiu përgjigjur këtyre kërkesave. Pikërisht kjo magji shtrigane që quhet mërzi, bëhet kaq e pushtetëshme sa e bën njeriun rob e skllav të mjerë të saj. Nga ana tjetër arritja e ekulibrit, pra thyerja e mosekulibrit bën qe sa hap e mbll sytë, shtriga mërzi të na lere të lirë.
Mungesa e ekulibrit që shkakton mërzinë, mund të vijë për dy shkaqe: nga mungesa e aktivizimit, si dhe nga aktivizimi më tepër se duhet i njeriut. Mërzia për mungesë aktivizimi, apo siç quhet ndryshe « mërzia e psikanalistëve » zhvillohet brenda njeriut dhe manifestohet si mungesë dëshire e pavendosmërie, me një fjalë një lloj melankonie. Kjo formë mërzie nga brenda karakterizohet me ngjyra të errta dhe nga ana tjetër me paralizë sjelljesh të jashtëme. Humor i rënë, depresion, ndjenja keqdashje e armiqësore si dhe ankth; nga ana tjetër realiteti shihet me apati, gjë që i bën të padëshirueshme kontaktet me njerëzit e tjerë.
Në rastin tjetër, atë të mërzitjes nga aktivizimi i tepërt, kjo gjendje përjetohet si një kontradiktë në mes temperamentit tepër aktiv personal dhe nivelit të stimulimit jo të përshtatshëm. Shembujt e kësaj mërzie janë të panumërt, përsëritja monotone e realitetit, mungesa e surprizave, etj. Njerëzit që dëshirojnë sensacione e dinë fare mirë se ç’është një mërzi e tillë.
Në zhargonin e përditëshëm, njerëzit e tillë quhen dhe “aristokratë”. Por nuk është aspak kështu. Mund të duket ca banale, por të bësh të njejtat gjëra, të dëgjosh e të thuash të njejtat teza patjetër që do të mërzitesh. Takimet me të dashurën, një gjë që në fakt nuk duhet futur në këtë kapitull, në mungesë të fantazisë e surprizave reciproke, mund të kthehet dhe ajo në një mërzi të vërtetë.
Mërzia ime me supermarketet, nuk është gjë tjetër veçse një mërzi që vjen nga stimulimi i dobët që këto të fundit filluan të ushtrojnë mbi mua.

Njerëzit që mërziten më shumë.

Sigurisht nuk është vështirë të merret me mend, se mërziten më shumë njerëzit që e lënë vehten të fundosen në pushtetin e këtij emocioni më lehtë. Ndoshta, edhe pa qenë të ndërgjegjshëm, kategoria e njerëzve që mërziten më shumë, janë njerëzit e uritur për sensacione e emocione pozitive. Studiues të kësaj fushe theksojnë, se eksiton një grup i veçantë njerëzish, te të cilët kërkimi i sensacioneve është një shtysë shumë më e fortë se tek njerëzit normalë dhe për pasojë tek ato më shumë se tek të tjerët, mërzia gjithmonë është në pritë. Ky grup njerëzish karakterizohet të paktën, me njërën nga këto katër prirje:
1. Prirje për aventura e rreziqe. 2. Prirje për përvoja eksituese. 3. Prirje për të dalë nga skema e konformizmi. 4. Prirja për të qënë të ndjeshëm ndaj mërzisë.
Po ti shohim me kujdes këto katër veçori, del e qartë se njerëzit që janë më të predispozuar për tu mërzitur, janë ato që merren me sporte të rrezikëshme, si alpinizmi, njerëzit që eksperimentojnë me drogën si dhe njerëzit që e kanë të vështirë të pranojnë rregullat morale e shoqërore, konformizmin në jetë.
Veç këtyre, mërziten më shumë se njerëzit normalë dhe tipat e ngurtë, ato dogmatikë si dhe tipat e pashoqërueshëm. Shkaku i mërzisë mund të jenë dhe faktorë biologjikë si seksi, mosha etj, por pesha e këtyre faktorëve janë të një shkalle jo të rëndësishme.

Si të dalim nga gracka e mërzisë.

Është opinion i pranuar nga të gjithë, se mërzia të lodh e të shkatërron më shumë se puna, dhe pikërisht nga ky opinion buron dhe rregulla e parë antimërzi: “ për të mos u mërzitur futu në punë, merru me diçka! “ Sigurisht jo me punë angari e të detyrueshme; fjala është për zënien e duarëve e të mëndjes me një aktivitet që e ke për zemër. Ilaçi më i efektëshëm antimërzi, është të mos kesh kohë për tu mërzitur.
Po për ato miliona e miliona njerëz që bëjnë një punë të rëndomtë, aspak interessante, ç’mund të thuhet? Po për miliona të tjerë të papunë fare, që do të donin aq shumë të bënin dhe një punë monotone e aspak interessante?
Për të papunët përgjigja më e mirë që mund tu jepet, është që ti shkojnë deri në fund gjendjes së tyre, ta përjetojnë intensivisht gjendjen e tyre të papunë, këtë “ fat ” të përkohshëm të tyre. Me një fjalë të punojnë për ta përgatitur vehten të paktën psikologjikisht, që në rastin më të parë që u paraqitet, të jenë zotër dhe jo robër të një pune të caktuar. Por mrekulli do të ishte që kohën në papunësi ta shfrytëzojnë për tu aftësuar në të gjitha aspektet njerëzore e profesionale. Duke kërkuar që të bëhen mjeshtra jo vetëm në shumë profesione por sidomos mjeshtra të operimit me jetën në aspektin e plotë të kësaj fjale.
Nga gracka e mërzisë mund të dilet me sukses vetëm në prani të një projekti, në prani të një kërkimi domëthënie, vetëm kështu nuk i lihet hapësirë ndjenjës së mërzisë. Kush është në rrugë e po përpiqet për të arritur një objektiv, nuk ka kohë për tu mërzitur. Gjithë energjitë e tij janë adresuar drejt një qëllimi të caktuar, i cili arritur apo jo, rruga e bërë i jep kuptim kohës së shpenzuar në këtë drejtim njeriut, si qënie më ndërgjegje e kësaj bote.
Sidoqoftë, rregulla bazë për të dalë nga gracka e mërzisë, është në radhë të parë, të kuptuarit se nga mërzia nuk dilet duke kërkuar e përpjekur për të modifikuar realitetin e jashtëm, por vetëm duke ndryshuar qëndrimin tënd ndaj këtij realiteti.

KOMENTE