Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tahiri: Qeveria e Sali Berishës në 100 ditët e saj të fundit. 100 arsyet për të mos votuar Saliun
English

Tahiri: Qeveria e Sali Berishës në 100 ditët e saj të fundit. 100 arsyet për të mos votuar Saliun

Nënkryetari i Grupit parlamentar të PS, Saimir Tahiri: ka dhene nje deklarate per shtyp ku ka cilesuar se kjo qeveri ka vetem 100 dite jete dhe se duke filluar nga sot, ku shenohet dhe 5 vjetori i nje tragjedie qe zor se do te fshihet nga kujtesa e shqiptareve, tragjedia e Gerdecit PS do t’u jape shqiptarëve 100 arsye, çdo ditë nga 1, për të mos votuar qeverinë e Sali Berishës.

Me poshte gjendet deklarata e plote e deputetit socialist Saimir Tahiri:

"Sot shënohen 100 ditët e fundit të qeverisjes së Sali Berishës. Pas 8 vjetësh të mbarsura me varfërim, papunësi, rritje çmimesh, dështime, mashtrime e krime që shkojnë nga vjedhjet, abuzimet, korrupsioni e vrasja e qytetarëve të pafajshëm, Sali Berishës i kanë ngelur edhe 100 ditë në pushtet.
Pas 8 vitesh qeverisje, Shqipëria është më e varfër, më e pasigurt, më e përçarë. Qytetarët janë më të papunë ndërkohë që shteti nuk garanton dot shërbimet bazë.
100 ditë janë pak për të denoncuar skandalet e 8 vjetëve qeverisje nga Saliu, por duke filluar që sot, ne do t’u japim shqiptarëve 100 arsye, çdo ditë nga 1, për të mos votuar qeverinë e Sali Berishës.
Arsye që ata i dinë, i shohin, i dëgjojnë dhe i vuajnë çdo ditë, por që janë të gjitha arsye përse në 23 qershor duhet të ndahemi menjëherë nga modeli i rrënimit ekonomik, nga pasiguria publike, nga korrupsioni dhe keqqeverisja dhe për të votuar programin e PS për Rilindje shqiptare.
Qeveria e Sali Berishës, për një rastësi fatkeqe, mbush 100 ditët e saj të fundit, në 5 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit.
Dhe 100 arsyet për të mos votuar Saliun fillojnë me Gërdecin, këtë tragjedi që vështirë së do të shlyhet ndonjëherë nga kujtesa e shqiptarëve. Plot 5 vjet më parë, në 15 Mars 2008, shpërthyen në Gërdec, vetëm 13 kilometra nga kryeqyteti shqiptar plot 400 tonë municione. U vranë 26 shqiptarë, mes të cilëve burra, gra dhe fëmijë që shfrytëzoheshin në të ashtuquajturën fabrikë demontimi. 300 të tjerë u plagosën, qindra shtëpi e biznese u shkatërruar.
Tragjedia e Gërdecit sot ka mbetur pa autor. Fajtorët e vërtetë janë të lirë. Njëri është ende Ministër me 26 të vdekur në kurriz, ndërkohë që tjetri vazhdon të kapardiset rrugëve të Tiranës me titullin “djali i Kryeministrit”, bashkë me bizneset e veta.
Kryeministri që di çdo thashethem që qarkullon rrugëve të Tiranës, që nuk ka skrupull të hyjë në çdo skutë të shtëpive tona, nuk dinte se nga shtëpia e tij, kishte baxhanakun që mbante inventarin e armëve që mblidheshin në Gërdec për demontim.
Sot pas 5 vjetësh, fajtorët e vërtetë për tragjedinë e Gërdecit janë të lirë, ndërkohë që ekzekutorët, kanë marrë “dënime përkëdhelëse” nga gjykata. Nga e njëjta gjykatë që ndaj deputetëve të opozitës është treguar e zellshme me dënime, ndërsa ministrat dhe fëmijët e Kryeministrit, nuk ka as guximin t’i vër para drejtësisë.
Tragjedia e Gërdecit është vetëm 1 nga arsyet pse kjo qeveri duhet të mbarojë mandatin e saj në 23 qershor.
Ndërkohë që po kjo çështje, bashkë me autorët e saj, për ne mbetet një çështje e hapur, dhe për të cilën do angazhohemi se do bëjmë gjithçka është e mundur që duke filluar nga ideatorët, djali kryeministrit më i pari, të ekzekutorët, ministri Mediu në krye të listës, të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari.
Këto 100 ditët e fundit të qeverisë, nuk e përmbledhin dot skandalet e qeverisë, por ne angazhohemi se në këto 100 ditë, do u japim çdo ditë nga 1 arsye shqiptarëve pse në 23 qershor duhet të zgjedhin rilindjen shqiptare, jo rrënimin e mëtejshëm, rimëkëmbjen e ekonomisë, jo rrënimin e ekonomisë së familjeve dhe sipërmarrësve, punësimin real, jo rritjen e papunësisë, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve dhe jo kapjen e shtetit nga krimi."

KOMENTE