Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjaku i dhuruar, nëse është më i vjetër se 3 javë, shkakton probleme te pacientët
English

Gjaku i dhuruar, nëse është më i vjetër se 3 javë, shkakton probleme te pacientët

Përdorimi i gjakut të dhuruar që është më shumë se tri javë i vjetër dhe që përdoret për transfuzione mund të dëmtojë shëndetin aq sa njëlloj sikur ke ngrënë ushqim të yndyrshëm ose pirja e duhanit, sugjeron studimi i ri

Bankat e gjakut duhet të marrin në konsideratë se koha maksimale e magazinimit për gjak që përdoret në transfuzione është 6 javë.
Por një studim i ri sugjeron se gjaku që ruhet për më shumë se disa javë mund të ndikojë negativisht te pacientëve.

Ekspertët besojnë se arsyeja për këtë është se gjaku i vjetër ka më pak oksid nitrik, që relakson enët e gjakut. Me kalimin e kohës në ruajtje, oksid nitrik në gjak humbet.
Oksidi nitrik sinjalizon se enët e gjakut zgjerohen dhe është gjithashtu i përfshirë në transportimin e oksigjenit në inde.

Vetëm javën e kaluar, hulumtuesit në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore raportuan se gjaku më i vjetër se tre javë mund tësjellë dëme të pakthyeshme dhe të mos jetë aq efektiv.
Vetëm pas tre javësh në raft, qelizat e gjakut bëhen më të ngurta, duke e bërë të vështirë depërtimin e tyre në kapilarët e vegjël të gjakut, thotë studimi.

Një studim i publikuar në 2008 në New England Journal of Medicine ka gjetur se pacientët që morrën gjak të vjetër në kirurgjinë kardiake kishin një rrezik më të lartë për të vdekur në spital, dhe kishin nevojë për mbështetje ventilimi ose kishin dështim të veshkave.

Pra zbatimi me përpikmëri i ruajtjes së kohës së gjakut duhet zbatuar me përpikmëri.
Studimi i ri, që do të paraqitet në Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë në San Francisko, do të prezantojë pacientë të cilët janë zgjedhur rastësisht dhe që kanë marrë gjak qoftë dhe një ditë më të vjetër.

Teknikat do të jenë reale dhe drejtpërsëdrejti për të parë ndryshimin që ekziston.
FMD është një prej analizave që përcakton gjendjen e enëve të gjakut te pacientët. Ajo te njerëzit e shëndetshëm ose që u hidhet gjak i freskët shkon deri në 10% ndërsa te pacientët që marrin gjak më shumë se 3 javë të vjetër ajo shkoi deri në 5%.

Megjithatë bankat e gjakut përësri kanë probleme pasi një gjak me moshë tre javore është vështirë për tu siguruar dhe ai që mund të jetë mund të përdoret vetëm për pacientët me probleme të rënda kardiovaskulare.
Megjithatë profesorë të ndryshëm thanë se ka shumë informacion që gjaku që është ruajtur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme për pacientët.

"Këtu fillon pyetja e cila kërkon përgjigje: kush është shkaku i këtij problemi?"

KOMENTE