Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Artan Lame: Plani Basha-Malltezi për Tiranën një fjetore betoni
English

Artan Lame: Plani Basha-Malltezi për Tiranën një fjetore betoni

Plani Basha Malltezi për Tiranën është një tjetër arsye për të mos e votuar më Sali Berishën. Në një deklaratë për mediat Artan Lame anëtar i grupit të punës për Programin e PS u shpreh se kanë nisur kërpudhat e betonit të parashikuara në këtë plan.

Deklarata e plotë:
Sot na ndajnë edhe 94 ditë nga fundi i 8 viteve të Sali Berishës në pushtet. Plani Basha-Malltezi për Tiranën është një ndër arsyet pse Berisha nuk duhet votuar më. Ditët kalojnë, po mbushen 2 muaj, por ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete, për pyetjet konkrete, mbi çështje konkrete, të bëra nga ne rreth të Planit Basha-Malltezi për Tiranën.
Por ndërkaq, kanë filluar të shfaqen kërpudhat e betonta të parashikuara nga ky Plan.
Kështu:
1. Ka filluar ndërtimin pallati 16 katesh prapa Ambasadës Zviceriane në zonën e Bllokut. Me anën e një VKM-je të Saliu Berishës, është rivendosur në afat një leje ndërtimi e dhënë që në vitin 1998, dhe e skaduar prej më shumë se një dekade !!!. Absolutisht i paligjshëm. Për më tepër, kjo leje ndërtimi është anuluar si e paligjshme nga Bashkia Tiranë që në vitin 2002 dhe nga KRRTRSH-ja që në vitin 2003. Zor se mund të besojë ndokush, se lejimi i ndërtimit të kësaj super-kulle, me një leje të 15 vjetëve më parë, bëhet pa një shpërblim të majmë.

2. Sërish në zonën e Bllokut kanë filluar përgatitjet për ndërtime të larta në dy vende, ku sakaq po kryhen shpimet me sonda për studimin gjeologjik. Njëra prej tyre është vila e Vodafonit. Vodafoni është larguar që prej 10 ditësh nga vila që kishte aty dhe kanë filluar shpimet. Kjo vilë sipas Planit Francez restaurohej dhe qëndronte siç ishte.

3. Në rr. Durrësit u prishën, natyrisht pa leje, dy vilat ngjitur me ish-Ambasadën Jugosllave dhe po përgatiten të fillojnë ndërtime të larta. Këto vila sipas Planit Francez restauroheshin dhe qëndronin siç ishin.

4. Në rr. e Kavajës u nxor në mes të rrugës Instituti i Kulturës Popullore, i vendosur prej një gjysmë shekulli në godinën e ish-Radio Tiranës së vjetër.
Vila po planifikohet të prishet për të ndërtuar një pallat shumë të madh. Kjo vilë sipas Planit Francez restaurohej dhe qëndronte siç ishte. Theksoj se kjo vilë, përveç monument kulture, është edhe pjesë e kujtesës historike të Tiranës dhe Shqipërisë, pasi është selia e parë e Radios së Shtetit shqiptar në vitin 1938. Në asnjë prej zonave të mësipërme nuk parashikoheshin ndërtime sipas Planit Francez, aq shumë anatemuar nga z. Berisha-Basha.
I bën thirrje çdo qytetari të Tiranës të mobilizohet për të frenuar këtë që po projektohet për qytetin tonë dhe që rrezikon ta kthejë atë në një fjetore të madhe betoni.
Vazhdojmë të ftojmë këdo nga ekipi Basha-Malltezi, të ulemi në një tryezë publike në çfarëdo televizioni të duan, për të debatuar për të gjitha denoncimet e bëra me përgjegjësi të plotë prej nesh.

KOMENTE