Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njësia Bashkiake Nr.5. Vidhen 12 milionë lekë
English

Njësia Bashkiake Nr.5. Vidhen 12 milionë lekë

Mbrëmjen e djeshme në zona e ish bllokut ka ndodhur një vjedhje pikërisht në Njësinë Bashkiake nr. 5.

Roja është plagosur nga personat e armatosur që më pas janë futur në ambjentet e bashkisë dhe te zyra e financës kanë marrë kanë marrë të paktën 12 milionë lekë të reja.

Roja menjëherë u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërkohë bëhet e ditur se nuk është thyer kasaforta për marrjen e lekëve pasi çelësat kanë qenë në tavolinën e zyrës së financës.

Policia që ka nisur hetimet ka marrë në pyetje punonjës të bashkisë dhe e çuditshme është sesi autorët që besohet të ishin dy, kanë pasur sinjale se në kasafortë ishin futur mbi 12 milionë lekë, e për më tepër, paradoksal fakti se autorët kur u futën në zyrën e kasafortës, i priste mbi tavolinë çelësi i arkës metalike. Kështu nuk u duhej fare të lodheshin për ta thyer, sepse thjesht i duhej ta hapnin e të merrnin paratë duke u larguar qetësisht në terrin e natës.

Ndërkohë Jeta Seitaj, kryetarja e Njësisë Bashkiake nr 5, e kandiduar nga PS-ja, ka kryer denoncim në policinë e Tiranës duke sinjalizuar mbi vjedhjen.

Ajo ka pohuar se ishin rrëmbyer pikërisht paratë e asistencës sociale planifikuar për t’u shpërndarë në ditët në vijim.

KOMENTE