Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tabaku: Bizneset në Tiranë kanë përfituar shumë lehtësira pas ardhjes tonë në krye
English

Tabaku: Bizneset në Tiranë kanë përfituar shumë lehtësira pas ardhjes tonë në krye

Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku, Drejtoresha e Tatim - Taksave të Tiranës Andia Pustina, në vijim të bashkëbisedimit intensiv që administrata e re e Bashkisë zhvillon me bizneset u ndal sot në zonën e njohur si Libri Universitar. Znj. Tabaku tha se zhvillimi ekonomik dhe punësimi janë prioritet i Bashkisë së Tiranës dhe në këtë kuadër bashkëpunimi me biznesin, krijimi i lehtësirave sa më të mëdha për ta është objektiv kryesor i punës së Bashkisë së Tiranës.

“Zhvillimi ekonomik dhe punësimi është dhe do të mbetet prioritet. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi për 10 vite në Bashkinë e Tiranës kanë përjetuar zero rritje, zero politika fiskale për të ndihmuar biznesin, zero politika për të punësuar të rinjtë, ndërkohë që vetëm në një vit e gjysëm kemi bërë të mundur që të paktën tre apo katër sektorë prioritarë të bizneseve të vogla të cilët mbajnë në punë mijëra e mijëra punonjës, të mbështeten me politikën e uljes 30% të taksës për biznesin e vogël. Luleshitësit, librashitësit, artizanati, produkte të cilat ne i konsumojmë përditë, por që më në fund edhe bizneset përfitojnë nga kjo ulje” – u shpreh znj. Tabaku.

Si rezultat i politikave të ndjekura dhe lehtësive të krijuara, - theksoi Nënkryetarja Tabaku, gjatë vitit 2012 janë regjistruar 6.635 biznese të reja dhe janë çregjistruar 3.284. Pra, në vitin 2012, në Tiranë janë 3351 biznese të shtuara, ndërsa numri i të punësuarëve gjatë këtij viti është 8149.

“Dua t’i kujtoj bizneset e Tiranës që nga viti 2007 deri në vitin 2010, çdo vit të gjithë bizneset paguanin 6 milionë dollarë në vit, taksë gjelbërimi e cila i rëndonte xhepat e tyre. Çdo vit bizneset e Tiranës paguanin 83 taksa dhe tarifa që sot janë reduktuar në vetëm 23. Çdo vit ato kishin një burokraci, kishin një komunikim të munguar me Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që ne sot kemi bërë të mundur që të mbështesim jo vetëm bizneset e reja, pra që krijohen rishtas dhe nxisin punësimin por edhe sektorë të veçantë të ekonomisë. E kemi nisur me këta sektorë dhe do të vijojmë analizën edhe me sektorë të tjerë, sigurisht duke pasur parasysh vetëm zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Bizneset e Tiranës e dinë se çfarë di të bëjë stafi i vjetër i Bashkisë. Bizneset e vogla e dinë se teorinë, fjalët boshe, retorikën të cilat i kanë provuar në 11 vite nuk funksionojnë. Ne shohim praktikën, ne ulim taksa, ne punësojmë, ne nxisim zhvillimin e ekonomisë së qytetit” – u shpreh Nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku.

KOMENTE