English

Berisha: 22 marsi dita e ndryshimit të madh të historisë kombëtare

22 marsi, nuk është vetëm dita e Sulltan Nevruzit dhe dita e Ashures, por për demokracinë shqiptare është Dita e Demokracisë, dita e ndarjes së epokave, shkeputjen e vendit nga diktatura, nga sistemi i shtypjes njerëzore.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha pnë koncertin e madh festiv organizuar paraditen e sotme në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Ashtu sikurse edhe një ditë më parë, Berisha premtoi hapjen e vendeve të reja të punës. "Zgjedhjet e lira dhe fitoja me 23 qershor do të jenë vendimtare për shqiptarët", tha Berisha.

"Fitorja jone e 22 marsit ishte e bekuar, sepse ishte ne te njejten dite edhe me festen e Sulltan Novruzit", u shpreh Berisha.

Kryeministri kujtoi se ndër arritjet e kësaj qeverie ishte anëtarësimi i vendit në NATO dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë.

Ne zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 për herë të parë pas një regjimi të gjatë komunist dhe një partiak në qeverisje me shumicë dërrmuese të votave erdhi një forcë demokratike, Partia Demokratike e sapo krijuar pas protestave kundër komunizmit.

Ne nje mesazh shenuar ne Facebook, Kryeministri paraditen e të premtes shkruan se 22 Marsi eshte dita qe ne me voten e lire sollem ndryshimin me te madh ne tere historine tone kombetare, ndryshuam epoka, sisteme dhe kaluam nga dikatatura komuniste me çnjerezore, sistemi i shtypjes dhe mbijeteses ne skllaveri shteterore, ne sistemin e vlerave te lirise, demokracise dhe ndertimit te te ardhmes europiane qe meritojme.

Qindra autobusë nga rrethet

Mëngjesin e të premtes me qindra autobusë në mënyrë të organizuar nga të gjitha qytetet e vendit mberriten ne Tirane.

Simpatizante te Partise Demokratike por me se shumti punonjes te administrates shteterore ne menyre te organizuar u nisen drejt Tiranes. Per te transportuar keta persona eshte perdorur edhe nje tren i linjes Durrës- Tiranë.

Udhetimi per ata qe jane nisur per te marre pjese ne kete miting festiv organizuar nga Qeveria ka qene falas.

KOMENTE