Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Popullarizimi i Bektashizmit ndër shqiptarë është rast i rrallë i një përshtatshmërie perfekte
English

Nishani: Popullarizimi i Bektashizmit ndër shqiptarë është rast i rrallë i një përshtatshmërie perfekte

Besimtarët bektashinj do të festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit, ditë ku përkujtohet Imam Aliu, dijetar dhe shenjtor i madh. Sot, sipas traditës, bektashinjtë do t’i urojnë njëri-tjetri mirëqenie, mbarsi dhe dashuri.

Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi të gjithë besimtarët dhe shqiptarët kudo ndodhen për sa më shumë paqe dhe begati. Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët, që të marrin pjesë në ceremonitë festive që zhvillohen pranë kryegjyshatës.

Kjo ditë është dita e rigjallërimit të jetës, nga vete përcaktimi është “Dita e re”. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, edhe pemët, edhe lulet, në këtë ditë lind shpresa, ringjallja për njerëzimin që shpreson për një të ardhme më të mirë.

Edhe Presidenti Nishani ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit. Në urimin e tij thuhej:

"Sot bashkohem me Ju në këtë festë të bukur.

Nga më interesantet, nga më të bukurat marrëdhënie të një populli me një besim, marrëdhënia e shqiptarëve me Bektashizmin, ka qenë gjithmonë një marrëdhënie magjepsëse, shumëdimensionale, sa shpirtërore, shoqërore, edhe utilitare.

Bektashizmi i ka shërbyer në shekuj shqiptarëve si çimento lidhëse për të bërë të mundur drejtpeshimin shpirtëror përbrenda vetes, sa edhe për të ruajtur ekuilibrat, me njëri-tjetrin si dhe mes Bektashizmit dhe besimeve të tjera.

Përqafimi i Bektashizmit prej shqiptarëve nuk është thjesht çështje misionarësh të zotë që u nisën prej diku e mbërritën diku tjetër për të përhapur një besim.

Në themel të kësaj dukurie mrekullibërëse janë një numër cilësish të përbashkëta mes Bektashizmit dhe shqiptarëve. Disiplina dhe toleranca, kryelartësia dhe përulja, aftësia për të qenë në të njëjtën kohë edhe pjesë e diçkaje më të madhe edhe diçka e mëvetëshme, janë disa prej këtyre cilësive.

Popullarizimi i Bektashizmit ndër shqiptarë është rast i rrallë i një përshtatshmërie perfekte për t’u zhvilluar, begatuar e përsosur përmes peripecive mundonjëse dhe vuajtjeve të shumta.

Duke gëzuar këtë festë, duke kryer ritin e saj, të urojmë njëri- tjetrin për më shumë mirësi, për më shumë begati, për më shumë harmoni.

Gëzuar!

KOMENTE