Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qipro në kthetrat e Rusisë. Pasojat do jenë katastrofe
English

Qipro në "kthetrat" e Rusisë. Pasojat do jenë katastrofe

Kapitalistët do të na shesin litar me të cilët ne do i varim ata - tha Vladimir Lenini. Dhe për pasuesin e tij në Kremlin, Vladimir Putin, Qipro tregon të vërtetën e atij parimi.

Dobësia financiare e Perëndimit e ka bërë thembrën e Akilit Rusinë. Lakmia dhe naiviteti kanë lënë një anëtare të BE në një lokacion strategjik jetik e cila rrezikohet të bjerë në duart e Rusisë.

Qipro ka kërkuar shpëtimin te Rusia, pasi është lënë pasdore.

Të mërkurën, ministri i financave të ishullit zhvilloi bisedime në Moskë në lidhje me një kredi, pasi parlamenti i vendit të tij hodhi poshtë një kredi prej 10 bilion euro të dhënë nga BE.

Monedha e përbashkët është menduar për të bashkuar Europën politikisht dhe ekonomikisht. Tani ajo po drejtohet nga një prej anëtarëve të saj më të dobët në krahët e një regjimi i cili rregulli është i bazuar në vjedhje dhe vrasje të korporatave.
Për Britaninë - sundimi kolonial mbi ishullin që përfundoi vetëm në vitin 1960, pas një lufte të përgjakshme civile, dhe i cili mban dy baza ushtarake sovrane në Qipro - do të jetë një goditje veçanërisht e rëndë.

Tashmë është radha e Rusisë të fitojë madje të triumfojë mbi Europën dhe pasojat do të jenë po aq shqetësuese si ato që u ndien gjatë Luftës së Ftohtë.

Qipro është në pragun e rajonit më shpërthyes në botë. Në kazinotë e tij, shtëpitë dhe bankat, izraelitët, iranianët, rusët dhe sauditët harrojnë dallimet e tyre kur bëhet fjalë për kënaqësi dhe fitim.
Pra nëse Qiproja bie në kthetrat e Putinit, Perëndimi do të ketë humbur betejën e parë në Luftën e Ftohtë të re.

KOMENTE