Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Si të përgatitni Ashuren për sot
English

Si të përgatitni Ashuren për sot

Së pari ju urojmë GËZUAR të gjithë bektashinjve. Për amvisat po publikojmë dhe një recetë të thjeshtë për t'u përgatitur nga kuzhina turke, të përatitjes së Ashures.

Ashure

PERBERESIT
250 gr grure të rrahur
50 gr oriz(ose ½ filxhan kafe)
50 gr fasule(1 filxhan kafe)
50 gr qiqra(1 filxhan kafe)
100 gr kajsi të thata
150 gr rrush të thatë(1 filxhan çaji)
3 litra qumësht(në vend të qumshtit mund të përdorni ujin kjo varet nga ju)
1 gotë qumësht (po është e nevojshme)
3 gota uji me sheqer

Për t'ja hedhur siper ashures mbasi e kemi mbaruar dhe e kemi hedhur nëpër kupa

1 filxhan kafe me fistiqe
1 filxhan kafe me rrush të thatë
½ gotë uji me lajthi të grira
½ gotë uji me arra të grira
1 kokërr shegë(kokrrat)

Përgatitja

Marrim një tenxhere ku hedhim të gjithe përberesit dhe i vemë për të zier.
I lemë të ziejnë mirë(në qoftë se do ketë nevojë për qumësht ne do t'i hedhim edhe 1 gotë). Në momentin që të gjithë përbërësit kanë zierë atëherë ne do t'i hedhim sheqerin dhe fillojmë ta trazojme që mos të ngjitet në tenxhere se vjen erë. E lemë të ftohet pak fare dhe e hedhim nëpër kupa. Siper hashures ne i hedhim te gjithe perberesit qe kemi shkruajtur me lart.

Ju bëftë mirë dhe kalofshi GËZUAR!

KOMENTE