Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cherif Bassiouni, babai i të drejtës ndërkombëtare penale takon Topallin
English

Cherif Bassiouni, "babai i të drejtës ndërkombëtare penale" takon Topallin

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Çoba Topalli priti sot professor Cherif Bassiouni një ndër ekspertët më të mirë të së drejtës penale, i njohur edhe si “babai i të drejtës ndërkombëtare penale”.

Zoti Bassiouni, një ndër themeluesit e Statutit të Romës dhe të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadrin e një konferencë ndërkombëtare që organizohet me rastin e 10-vjetorit të ratifikimit të Statutit të Romës nga Shqipëria, e cila është nënshkruese e këtij statuti që prej vitit 1998.

Kryetarja e Kuvendit tha se ndihej e nderuar që kishtë mundësinë të takonte një personalitet të përmasave botërore në fushën e së drejtës ndërkombëtare penale.
“Shqipëria e ka nënshkruar Statutin e Romës që në vitin 1998 dhe në vitin 2003 e ka ratifikuar dhe ka dorëzuar instrumentin përkatës,” tha zonja Jozefina Topalli.

Nga ana e tij, profesor Bassiouni u shpreh se ndihej i lumtur që vizitonte për herë të parë Shqipërinë dhe se do të donte të shihte shumë shpejt gjykatës shqiptarë në Hagë.
Gjatë bisedës së ngrohtë Kryetarja e Kuvendit dhe profesor Bassiouni shkëmbyen mendime në lidhje me çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës.

Profesor Bassiouni, gjithashtu bashkëthemelues i Institutit të Lartë të Shkencave Kriminale në Sirakuzë që prej vitit 1972, e ftoi zonjën Jozefina Topalli të vizitojë këtë institut prej të cilit janë diplomuar rreth 296 gjyqtarë nga Shqipëria.

KOMENTE