Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Just BE , konferenca që sjell në Tiranë Fylen dhe Kukan. Shqipëria ka nevojë për BE-në
English

"Just BE", konferenca që sjell në Tiranë Fylen dhe Kukan. Shqipëria ka nevojë për BE-në

“Just BE” është konferenca që ka nisur punimet në Tiranë, ku marrin pjesë komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan.
Në fjalën e tij, Komisioneri për zgjerimin në KE, Stefan Fyle ka kërkuar nga partitë politike të angazhohen për zgjedhje të lira dhe të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Nuk erdhëm në Shqipëri për t`u bërë pjesë e një fushate zgjedhore. Ne do të respektojmë zgjedhjen që do të bëjnë shqiptarët dhe unë shpresoj që edhe politikanët të respektojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike në qeveri ose jo duhet të kontribuojnë që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë një nivel të lartë të demokracisë dhe nuk duhet të lënë vend për tu kontestuar” theksoi Fyle.

Ndërsa Eduard Kukan, u shpreh se e ardhmja e Shqipërisë “duhet të vihet mbi çfarëdolloj problemi të brendshëm e të jashtëm”: “Shqipëria festoi 100-vjetorin e pavarësisë dhe e ndjeva se për ju është një moment i rëndësishëm. Shqipëria ka nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për Shqipërinë. Unë jam këtu sot për të theksuar mundësinë që ka Shqipëria në procesin e integrimit europian. Duhet që e ardhmja e Shqipërisë të vihet mbi çfarëdolloj problemi të brendshëm e të jashtëm. Integrimi ka të mira për Shqipërinë dhe BE-në. Axhenda e integrimit duhet të jetë prioritet për Shqipërinë. Politikat partiake nuk duhet të ndërpresin këtë proces. Duhet njohur dhe respektuar rëndësia e bashkëpunimit.”

Ndërsa ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi e cili e nisi fjalën e tij në gjuhën shqipe është shprehur se integrimi për Shqipërinë do të thotë transformim të saj.
Sipas tij, Europa është shpresë e madhe se përfaqëson të drejtat, sistemin e disa vlerave dhe rregullave dhe të gjithë ata të cilët ndajnë këto vlera janë pjesë e këtij projekti.

“Të gjithë ata që ndajnë këto rregulla janë pjesë e të njëjtit projekt, këta janë qytetarë të BE. Kjo është një ftesë që të themi se jemi evropianë dhe të jemi të angazhuar për këto vlera” ka shtuar ambasadori Sequi.
Ndërkohë Komisioneri Fyle ka prezantuar sot edhe portalin web të Delegacionit të Bashkimit Evropian, që do të jetë një platformë për të gjithë ata që ndajnë interesin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

KOMENTE