Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Ndaj le të njohin njëra-tjetrën
English

Kosova dhe Serbia duhet të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Ndaj le të njohin njëra-tjetrën

Nuk ka rrugë të mesme midis Kosovës dhe Serbisë për të qënë anëtare të BE-së, pa një njohje reciproke midis tyre, është shprehur deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Elmar Brok.

Kryesuesi i Komitetit të PE-së për Çështje të Jashtme, Brok, i cili vjen nga partia në pushtet e kryeministres gjermane Angela Merkel, Unioni Kristian Demokratik (CDU), ka thënë për televizionin Newstv se të dyja shtetet, Serbia dhe Kosova, duhet që të shtendosin marrëdhëniet gradualisht dhe në një fazë të mëvonshme ta njohin njëra-tjetrën. Sipas tij, një veprim i tillë, do t’u hapte derën për anëtarësimin në BE, të dyja vendeve.

“Që të dyja do të kenë problem për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Prandaj është e këshillueshme për të dyja që të gjejnë një mirëkuptim dhe që hap-pas-hapi të ketë një Modus-Vivendi dhe procesi të shkojë përpara. Por në fund të ditës, duhet që të ketë njohje sepse ne nuk mund të kemi dy vende anëtare të cilat nuk e njohin njëri tjetrin, sepse kjo nga aspekti legal dhe politik është e pamundur. Prandaj kjo duhet që të çojë në njohje, por nuk mund të presim se kjo do të bëhet në një `Bing-Bang’, për shkak të arsyeve të brendshme politike”, ka thënë Brok.

Ai pajtohet me vlerësimet e koleges së tij Doris Pack të bëra javën e kaluar se Serbia dhe Kosova duhet që të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë, në mënyrë që Serbia të mos e pengojë pastaj Kosovën përmes vetos, siç po e pengon aktualisht Greqia Maqedoninë.

“Mendoj se kjo është diçka e këshillueshme. Ky argument i është thënë Qipros pak kohë më herët, pra që asnjë shtet të mos jetë në pozicionin e vetos. Prandaj është e ndihmuese për të dyja ato (Serbinë dhe Kosovën) që të gjejnë një marrëveshje që të mundësoj për ato që të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë”, ka thënë ai.

Elmar Brok, ndër të tjera, ka porositur autoritetet qeveritare të Kosovës që të luftojnë korrupsionin e lartë në vend. Ai ka pohuar se i takon vet qeverisë së Kosovës dhe personave përgjegjës në Prishtinë që të zgjidhin këtë problem të madh në Kosovë përderisa Bashkimi Evropian vetëm se mund të ndihmoj në këtë betejë.

KOMENTE