Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reformë e pagave në sistemin gjyqësor
English

Reformë e pagave në sistemin gjyqësor

Drejtoria e Përgjithshme e Kodifikimit, pas një studimi krahasues të përgatitur nga Misioni EURALIUS III, ka përfunduar draftin e ligjit për reformën e pagave në sistemin gjyqësor.

Kjo iniciativë mbështetet në Strategjinë e Drejtësisë, ku parashikohet përveç rritjes se eficencës së sistemit gjyqësor, nëpërmjet rishpërndarjes së gjyqtarëve sipas ngarkesës dhe rritjes së transparencës së sistemit me fokus rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, edhe përmirësimi i statusit të gjyqtarëve, si një nga çështjet kryesore të reduktimit të korrupsionit në sistemin gjyqësor. Në vlerësimin tonë, rritja e pagave është element thelbësor i përmirësimit të statusit të gjyqtarëve.

Miratimi i këtij projektligji është një faktor i rëndësishëm që do të nxisë rritjen e integritetit dhe transparencës në sistemin gjyqësor, si dhe uljen e nivelit të korrupsionit.

KOMENTE