Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Investimet e huaja, kontribut të madh në punësimin e shqiptarëve
English

Berisha: Investimet e huaja, kontribut të madh në punësimin e shqiptarëve

Kryeministri Berisha bashkëbisedoi sot, me rreth 150 përfaqësues të bizneseve të huaja që operojnë në Shqipëri, kryesisht mbi reformën fiskale dhe klimën për biznes dhe investime. Bashkëbisedimi u zhvillua në mjediset e fabrikës së Coca-Cola-s në Tiranë. Në Shqipëri, aktiviteti i Coca-Cola Bottling filloi në vitin 1993 dhe përfaqëson investimin e parë të huaj në vend.

“Dua të falënderoj shumë përzemërsisht, presidentin e kompanisë së Coca-Cola-s, zotin Luigji, të përshëndes familjen Buzi, këtë familje të madhe që më krijuan mua mundësinë të takohem këtu me ju, në një moment të veçantë, të kompanisë Coca-Cola-s pas 20 vjet suksesi këtu në Shqipëri.

Unë dua të falënderoj secilin prej jush për praninë tuaj, këtu, të falënderoj kolegët, miqtë, partnerët tuaj që ndodhen në vendet tuaja, të shpreh nderimin tim më të madh për besimin që ju keni dëshmuar tek Shqipëria, tu ftoj të vazhdojmë projektin e madh për të shndërruar Shqipërinë, në vendin më tërheqës, më të sigurt, për investitorët e huaj dhe vendas sigurisht. Për ne, investimet e huaja kanë atë rëndësi që ka ajri për zogun. Shqipëria ka nevojë jo të ecë, por të vrapojë dhe të fluturojë për të kapur kohën e humbur dhe në këtë kontekst investimet e huaja janë vendimtare për arritjen e këtij qëllimi. Për ne investimet e huaja do të thonë punësim dhe unë dua tu siguroj ju se qëllimi më madhor i të gjitha reformave që ndërmerr kjo qeveri është punësimi , sepse për njeriun, për qytetarin nuk ka arritje më të madhe, se sa të garantojë në kushte lirie, një vend pune të përshtatshëm, me një rrogë të përshtatshme.

Investimet e huaja kanë dhënë një kontribut të madh në punësimin e shqiptarëve. 4 vitet e fundit Shqipëria ka arritur të ketë çdo vit mbi 1 miliardë dollarë investime të huaja. Ekspertët çmojnë se potenciali i saj është deri në 2 miliard në vit. Qëllimi ynë për 4 vitet që vijnë është realisht objektiv. Ne duam që në krye të 4 viteve Shqipëria të ketë marrë 6 miliardë investime të huaja. Ne e bazojmë këtë objektiv në një paketë të re fiskale që kemi ndërmarrë kohët e fundit dhe që do të ndërmarrim gjatë muajve që vijnë.

Këto ditë ne bëhemi një ndër më të paktat vende, i cili nuk do të ketë asnjë lloj takse mbi kapitalin, qoftë ai financiar apo çdo lloj tjetër. Ne po bëjmë gjithçka për të nxitur sipërmarrjen e lirë. Ne hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale 10 %, për të gjithë punëtorët që kanë një rrogë nën 30 mijë lekë, në Shqipëri. Ne hoqëm çdo detyrim fiskal për çdo të ri që ju mund të punësoni në ndërmarrjet tuaja, përfshi këtu edhe detyrimin e shtetit për trajnimin e tij. Ne jemi të gatshëm të vendosim në këtë vend standardet dhe praktikat më të mira që ekzistojnë. Ne po studiojmë praktikat më të mira nga Zelanda e Re, Singapori dhe shumë vende të tjera, në mënyrë që ti instalojmë së bashku në Shqipëri. Unë dua të theksoj një moment. Këto reforma të ndërmarra deri më sot janë faktuar reforma të suksesshme. Reformat që qeveria mori gjatë 4-5 viteve të fundit janë reformat të cilat mbrojtën Shqipërinë në momentet më të vështira nga kriza e thellë europiane dhe më gjerë. Dy partnerët tanë më kryesorë ranë në vështirësi nga më seriozet, por ekonomia shqiptare nuk ra në recension. Ekonomia shqiptare vazhdoi rritjen, ndonëse një rritje më modeste, nga ajo që mund të ndodhte, po të mos influenconin faktorët e krizës.

Kriza në rajon dhe më gjerë nuk do të jetë një krizë afatshkurtër, por unë besoj se ne dëshmojmë imunitet në këto 4 vite. Kjo nuk mjafton, ne në 4 vitet që vijnë duhet ti japim një shtytje të re punësimit dhe rritjes ekonomike. Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike për tu shfrytëzuar, ka potenciale të mëdha minerale, ka potenciale të mëdha energjetike, por potenciali më i madh është krahu i punës, më i shkëlqyer në Europë, një krah pune i ri , dinamik, që punon shumë. Dhe unë ju garantoj ju, se në 4 vitet që vijnë ne do të ndërmarrim në këtë vend reformat më të thellë të tregut të punës, për ti dhënë atij fleksibilitetin më të lartë, sepse kriza fakton se tregu i punës si i tillë është një faktor më vete për thellimin e saj. Praktika të vendeve europiane kanë faktuar se tregu i punës, reformimi i tij për të njëjtën shkallë rritje ekonomike jep shkallë të ndryshme punësimi, ndaj dhe ne do të angazhohemi së bashku në një reformë të thellë të tregut të punës, e cila do ta bëjë atë një nga tregjet më fleksibël në botë.

KOMENTE