Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rregullore për mbledhjet e Komitetit të Disiplinës ndaj avokatëve (VIDEO)
English

Rregullore për mbledhjet e Komitetit të Disiplinës ndaj avokatëve (VIDEO)

Njerëzit ankohen për shtyrje të gjyqeve jo vetëm njëherë por deri në disa herë, kjo për arsyen e mosparaqitjes së gjyqtarëve të caktuar në gjyqet përkatëse.

Këto shqetësime kanë qenë të shumta madje aq sa Dhoma Kombëtare e Avokatisë miraton rregulloren në baze të të cilës do të mbahen mbledhjet e Komitetit të Disiplinës ndaj avokatëve.
Sipas ligjit të ri të avokatisë, Komiteti i Disipilinës përbëhet nga 9 anëtarë, 6 avokatë, një anëtar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një nga Ministria e Drejtësisë dhe një anëtar nga bota akademike.

Gjyqtari Dritan Hallunaj, anëtar i KLD-së, është njëri prej anëtarëve të këtij komiteti. “Them që ka ardhur koha që të shikojmë edhe pasojat që vijnë nga vendimmarrja e komitetit. Shpresojmë që avokatia të ndikojë në rritjen e prestigjit të rolit të avokatit”, deklaron Hallunaj.

Për herë të parë në këtë rregullore përfshihet si mekanizëm dhënia e së drejtës komisionerit për thirrjen e dëshmitarëve okularë, i cili me sa duket ka rolin e kryegjyqtarit që vendos se çfarë ndodh me kërkesat për proçedim disiplinor nëse duhet ato të kalojnë për shqyrtim apo jo.

“Në çdo rast që mund të ketë një kërkesë, ajo i paraqitet kryetarit dhe pastaj komisioneri ka të drejtë të bëjë kalimin tek komiteti disiplinor. Atje zhvillohet një miniproçes ku paraqitet vetë personi dhe vendoset”, nënvizon Hallunaj përmes mikrofonit të top-channel.

Votimi për proçedime deri në heqjen e liçencës përjashton të drejtën e abstenimit nga ndonjëri prej anëtarëve, ndërkohë që gjatë një komunikimi në telefon me sekretarin e përgjithshem të Avokatisë, Virgjil Karaj, u bë e ditur se mbledhja e parë në të cilën priten rezultate do të jetë në muajin prill.
1730

KOMENTE