Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha thёrret nё takim Sait Dollapin
English

Berisha thёrret nё takim Sait Dollapin

Kryeministri Berisha thirri nё takim administratorin e kompanisë sё shpërndarjes sё energjisё elektrike CEZ Sait Dollapi, Drejtorin e Operatorit tё Sistemit tё Transmetimit Arben Ibro (OST), të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Engjell Zeqo dhe tё Entit Rregullator tё Energjisë (ERE) Sokol Ramadani, pёr tё diskutuar mbi furnizimin me energji elektrike tё bizneseve bujqësore nё zonat rurale.

Kryeministri Berisha parashtroi nё takim problematikën qё i ёshtё shprehur gjatë bashkëbisedimeve qё ka zhvilluar me fermerë, qё lidhen me mungesën e linjave elektrike dhe furnizimit me energji. Kryeministri theksoi se veprimtaria e biznesit nё zonën rurale po rritet e fuqizohet gjithnjë e mё shumё dhe kjo kërkon qё Myzeqeja dhe zonat e prodhimit tё madh bujqësor tё konceptohen si zona biznesi, gjithnjë e mё tё rёndёsishme.

Kryeministri Berisha kërkoi trajtim dhe qëndrim tё njёjtё ndaj bizneseve nё zonat rurale si ndaj çdo biznesi tjetër dhe ndërhyrje tё bashkёrenduar pёr t’i dhёnё përgjigje këtij problemi.

“Unë kërkojnjё bashkërendim tё përpjekjeve tuaja, pёr tё ngritur nё njё nivel tё ri, cilësor, furnizimin e këtyre zonave qё po bëhen gjithnjë e mё tё rёndёsishme me kontributin e tyre nё ekonominë shqiptare.”

Konkretisht, lidhur me kёtё çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

“Ju thirra nё kёtё takim pёr tё kërkuar nga ju njё qëndrim tërësisht tё ri ndaj furnizimit me energji, me cilёsi e nё parametra, tё tё gjithё Shqipёrisё rurale nё tёrёsi dhe biznesit tё saj nёveçanti. Unё e di se nё veprimtarinë tuaj, furnizimi i biznesit me energji ёshtё pёrparёsi. Me Entin Rregullator tё energjisё, ne kemi pёrcaktuar njё afat pёr kёrkesat e biznesit tё ri, pёr furnizimin me energji. Lidhja e energjisë, nga 144 ditё qё e katandisën nё mёnyrёn mё absurde,zbret nё 32 ditё.

Nga bisedimet qё unё po bёj me qytetarёt e kёtyre zonave, mё rezulton se ata nuk kanё vëmëndjen e duhur nё lidhjen e energjisë elektrike pёr biznesin e tyre. Unё do tё citoj njё fermer, i cili foli pёr problemin qё ka me energjinё elektrike, nё stallёn e tij. Normal, stallën, ai nuk e ndёrton dot nё fshatin e tij, pasi njё stallё e madhe mbarёshtimi tё lopёve nuk mund ta ndërtojё në lagje, por ёshtё i detyruar ta largojё nё distancё nga qendra e banuar. Por njё stallё, lopёt e racёs qё mbarёshton janё biznesi i tij, madje shumё i rёndёsishёm, ku punёson familjen, por, nё raste tё caktuara, edhe tё tjerё.

Ndaj kёrkoj nga ju qё tё trajtohen po me atё pёrparёsi qё ne trajtojmё bizneset nё qytet, bizneset jo bujqёsore. Unё mund t’ju them se veprimtaria e biznesit nё zonёn rurale po rritet e fuqizohet gjithnjё e mё shumё. Vetёm nё Gore janë dy fabrika tё pёrpunimit tё qumёshtit. Ndёrkohё, njё fermer me tё drejtё kёrkon ngritjen e njё linje qё kalon nё gjatёsi nё disa komuna, por qё përforcon shumё tё gjithё parametrat e furnizimit me energji tё tyre. Linjat ishin ndofta 20 kilometra.

Ju vetё jeni ekspertë dhe keni ekspertë tё tjerё tё fushёs. Myzeqenë dhe zonat e prodhimit tё madh duhet t’i konceptojmë si zona biznesi. Unё e di qё nё Lushnje janё bёrё investime jo tё pakta nё energji, por sa ka pёrfituar fusha nё Lushnje, Fier e kudo. E tёra kjo synon qё tё parashikohet investim, ndёrhyrje e gjithçka, pёr tё pёrmirёsuar nё maksimumin e mundshë parametrat e furnizimit me energji nё zonat rurale, qё e vёrteta ёshtё se po bёhen zona biznesi gjithnjё e mё tё rёndёsishme.

Ndaj do t’ju kërkoja tё bёnit sё bashku planin e ndërhyrjes. Aty ku OST duhet tё ndёrhyjё, duhet tё vendosё pёrparёsi nё mbёshtetje tё tyre. Aty ku CEZ duhet tё ndёrhyjё, duhet tё vendosё përparësi. Po kështu ERE. Unё kërkoj njё bashkёrendim tё pёrpjekjeve tuaja, pёr tё ngritur nё njё nivel tё ri, cilësor, furnizimin e kёtyre zonave qё po bёhen gjithnjё e mё tё rёndёsishme me kontributin e tyre nё ekonominё shqiptare.”

KOMENTE