Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha bashkëpunim konstant me elitën akademike në fushën e bujqësisë
English

Berisha bashkëpunim konstant me elitën akademike në fushën e bujqësisë

Kryeministri Berisha bashkëbisedoi sot me akademikë e pedagogë të shkencave bujqësore, si dhe specialistë të fushës së bujqësisë, ushqimit dhe blegtorisë.

Në tryezën e rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve shkencorë dhe pedagogjikë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Universitetit të Korçës, përfaqësuesve të qendrave të Transferimit të teknologjive bujqësore në rrethe etj., Kryeministri dialogoi mbi problematika të zhvillimit bujqësor dhe rural të vendit, si dhe paraqiti vizionin dhe objektivat e këtij zhvillimi në të ardhmen.

Kryeministri i falënderoi ata për bashkëpunimin e ofruar ndaj qeverisë, në konceptimin, hartimin dhe realizmin e mjaft programeve të mëdha kombëtare që qeveria ka realizuar në këto 8 vite, si dhe vlerësoi rolin e mendimit dhe kërkimit shkencor, në realizimin e projektit madhor për zhvillim rural dhe bujqësi moderne.

Akademikët parashtruan një sërë sugjerimesh dhe ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe ngritjen në një nivel të ri të arsimimit në fushën e bujqësisë, me mbështetjen më të madhe te studentëve që zgjedhin për të studiuar në këtë fushë, me fuqizimin e rolit të kërkimit shkencor, me nxitjen më të madhe dhe promovimin e prodhimeve bujqësore vendase, etj.

Duke iu përgjigjur secilës problematike në veçanti, Kryeministri siguroi se qeveria është e interesuar të konsolidojë një bashkëpunim konstant me elitën akademike në fushën e bujqësisë dhe se projekti madhor për zhvillimin rural të vendit ka nevojë jetike për mendimin e tyre shkencor.

KOMENTE