Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gianni Pittella sot në Tiranë. Takim me krerët Rama dhe Meta
English

Gianni Pittella sot në Tiranë. Takim me krerët Rama dhe Meta

Zëvendës Presidenti i Parlamentit Europian Gianni Pittella do të vizitojë sot Tiranën ku do të takohet me dy liderët e së majtës Edi Rama dhe Ilir Meta si dhe me drejtues të tjerë socialistë.
Vizita e Zv. presidentit të PE-së në Tiranë vjen një ditë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t`u bashkuar në një koalicion parazgjedhor.

Pitella e ka zhvilluar takimin e parë me kryesocialistin Edi Rama në selinë rozë ndërsa në orën 10:30 do të takohet edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Në një intervistë për A1 Report, 1 ditë më parë, Presidenti Gianni Pitella shprehet se është i lumtur për bashkëpunimin e ri mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Më konkretisht intervista jepet më poshtë:

1. President Gianni Pitella, lideri socialist Edi Rama dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta, kanë mirëpritur apelin që jë dërguat rreth 48 orë më parë për një bashkim të së majtës europiane. Ju, si e gjykoni këtë rezultat?

Një rezultat i madh dhe një kënaqësi e madhe, që unë e ndiej në këto momente. Të enjten do të jem në Tiranë për të falenderuar këta liderë të mëdhenj që kanë menduar mbi të gjitha për interesat e vendit të tyre, të Shqipërisë, e cila ka nevojë për një parti të madhe socialiste, të bashkuar, për të shkuar në Europë. Jam me të vërtetë i lumtur për këtë lajm të mirë dhe do të mbështes me çdo forcë timen, betejen elektorale që Meta dhe Rama do të çojnë përpara në interes të Shqipërisë, një Shqipërie gjithnjë e më shumë europiane.

2. Ju edhe vetë e thatë që jeni duke marrë avionin për në Shqipëri dhe nesër do jeni në Tiranë për të takuar si Edi Ramën, ashtu edhe Ilir Metën. A do t’i takoni të dy bashkë?

Do t’i takoj nesër në mëngjes dhe më pas do të kthehem menjëherë në Itali, sepse ka edhe probleme politike që duhet t’i zgjidh në Itali. Por, do t’i takoj personalisht, sepse dua t’u them: Faleminderit, faleminderit që dëgjuar mesazhin tim dhe ftesën time për t’u bashkuar.

3. Edi Rama ka pranuar se nuk pret që të gjithë të jenë dakord dhe në fakt ka pasur kritika në bazë dhe nga ana e disa analistëve, të cilët nuk e mirëpresin aleancën me një forcë politike si LSI, që deri tani ka qënë në koalicionin qeverisës..Ju çfarë do t’u thonit atyre që kritikojneë këtë aleancë?

Duhet të shohim interesin e vendit. Sot bashkimi i forcave socialiste do të thotë fitore e zgjedhjeve si dhe të çosh forcën e madhe socialiste në drejtimin e një vendi, që shpejt do të bëhet europian. Duhen lënë menjanë urrejtjet dhe për të ecur të bashkuar drejt së ardhmes. Kush bën politikë, duhet të shohë drejt së ardhmes, jo së shkuarës.

4. Z. Pitella, në bazën e cilave principe, sipas jush, duhet të zhvillohet kjo aleancë dhe a duhet të jetë një aleancë edhe në këshillat bashkiake?

Me siguri. Nëse bëhet një aleancë, është një aleancë që konkretizohet dhe në nivelin lokal. Principi duhet të jetë ai i respektit reciprok në interesin më të madh e më të mirë të vendit. Askush nuk duhet të mendojë për interesin e tij personal. Interesi primar dhe më i madh është ai i Shqipërisë. Shqipëria ka bërë hapa të rëndesishëm për në Europë dhe tani të rinjtë shqiptarë mendojnë që forcat socialiste do t’i udhëheqin drejt standardeve europiane. Pra, ka nevojë për stimuj të fortë, ka nevojë për cilësi të mëdha kompetitive dhe cilësi të forta kohezioni. Ne duhet të jemi një forcë e re, që shikon e punon mbi të gjitha për të rinjtë, për të përforcuar rolin që Shqipëria do të ketë në Europë dhe në Mesdhe.

KOMENTE