Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Djali vret nënën me drutë e sobës (VIDEO)
English

Djali vret nënën me drutë e sobës (VIDEO)

Krimi në familje ka goditur sërish. Një 49-vjeçar ka vrarë me mjete të forta të ëmën e tij. Mësohet se viktima është Mereme Pashaj 70-vjeç, e cila është vrarë nga i biri, Lefter Pashaj për motive të dobëta.

Shërbimet e policisë kanë arrestuar autorin, i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, shtëpia e nënës së tij. Banorë të fshatit shprehen të habitur, pasi pavarësisht se autori njihej për problemet mendore ai nuk shfaqej i dhunshën në jetën e përditshme.

Ngjarja ka tronditur veçanërisht fëmijët e fshatit, disa prej të cilëve kanë dëgjuar dhe debatin mes viktimës, nënë e 7 fëmijëve.

Burimet thone se ai kishte nje vit qe ishte ndare nga gruaja dhe kujdesej per tre femijet e tij bashke me nenen Mereme.

Depresioni qe ai po kalonte mendohet te jete dhe shkaku i kesaj tragjedie.

51-vjeçari i ka kërkuar të ëmës t’i dorëzonte atij çelësat e shtëpisë, si dhe paratë e pensionit dhe ato pak para që kishte mbledhur nga dërgesat e fëmijëve të tjerë që jetojnë në emigracion. Refuzimi i të moshuarës ka marrë reagimin e dhunshëm të të birit, që e ka goditur me mjete të forta, drutë që viktima përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.
1734

KOMENTE