Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Milena Harito: Berisha ricikloi fjalë për fjalë gënjeshtra të vjetra
English

Milena Harito: Berisha ricikloi fjalë për fjalë gënjeshtra të vjetra

Deklarata për media e anëtares së grupit të punës për programin, Milena Harito:

Vetëm 71 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Sali Berishën, kryeministrin e rrënimit ekonomik të vendit.
Sali Berisha më shumë se këdo tjetër, ka gënjyer e ka braktisur fshatin. Mjerimi ka kapluar fshatin shqiptar, ku njerëzit e braktisur nga shteti mundohen të mbijetojnë si në mesjetë.
Njerëzit e punojnë tokën me mjete primitive, shumë pak fermerë shqiptare punojnë me mjete bashkëkohore. Pasi gënjeu katër vjet në çdo premtim për fshatin, me pafytyrësinë më të madhe, edhe në konventën e tij, nuk mori as mundimin që të shpikë gënjeshtra të reja, por ricikloi fjalë për fjalë gënjeshtra të vjetra.
Në fjalën e tij të djeshme kishte një premtim të marrë ‘fjalë për fjalë’ nga fjalimi i tij në Parlament, mbajtur në vitin 2009 gjatë prezantimit të programit qeverisës.
Për t’i rifreskuar memorien kryeministrit sklerotik po i kujtojmë sesi të njëjtin premtim të 2009 e rilexoi dje, me moton : zgjedhje të reja – gënjeshtra të vjetra.
Në 16 Shator 2009 në fjalën e programit qeverisës tha: “Qëllimi i gjithë kësaj është që në vitin 2013 fshatrat e këtij vendi të llamburitin njëlloj si lagjet e qyteteve të Shqipërisë.”
Dje në konventë tha: “në katër vitet që vijnë, çdo fshat shqiptar do të llamburitë nga dritat, njëlloj si lagjet e qyteteve tona.”
Sali Berisha dështoi me çështjen e pronës, çështje e cila ka mbetur e pazgjidhur. Dëshpërimi i fermerëve ka mbërritur në pikën sa dhe ne takimet e stisura me ta, nuk ka vend që të mos ia përmendin.

Infrastruktura në fshat lë për të dëshiruar. Ne jemi dëshmitare të këtij dështimi të cilin fermerët e vuajnë ditë për ditë. Kemi një mungesë totale në investimet për vaditje dhe kullim. Toka bujqësore herë përmbytet e herë zhuritet, duke sjellë kosto marramendëse për fshatarët.
Shkodër, Lezhë, Korçë, Lushnjë, zonat më prodhuese të vendit mbyten disa herë në vit, duke treguar qartë se edhe ato pak shpenzime, nuk kanë shkuar për infrastrukturën, por në xhepat e klientëve të qeverisë. Shumica e fermave në vend, afërsisht 65% e tyre, nuk arrijnë të shesin prodhimet në tregun shqiptar.
Në programin e vitit 2009, qeveria premtonte dyfishimin e produktit bujqësor, por krahasuar me vitin 2005 ka rënie të numrit të gjedhëve,të të imtave, e derrave, ndërsa numri i deleve është në njëjtin nivel. Për rrjedhojë edhe prodhimi i mishit, qumështit dhe vezëve është në të njëjtin nivel si në vitin 2005.
Fermerët përballen me kosto marramendëse të aktiviteteve ekonomikë në bujqësi e blegtori. Këto kosto janë rritur ndjeshëm në periudhën pas vitit 2005 prej taksave të larta që zbatohen mbi lëndët e para dhe inputet e bujqësisë, por edhe si pasojë e situatës monopol që ekziston në këtë treg.
Politikat për rritjen e referencave të importit kanë çuar në rritjen e çmimeve të lëndëve të para ushqimore. Në një kohë kur importohet mbi 70% e misrit dhe 100% e sojës, referencat në dogana për këto mallra janë rreth 30% më të larta se çmimet e blerjes, duke ndikuar direkt në rritjen e kostos së prodhimit me të paktën 5%.
Duket qartë që kostot kryesore të aktiviteteve bujqësore dhe blegtorale, direkte dhe tërthorta, janë rritur 2 – 3 herë. Fshatarëve i’u premtuan subvencione, por sot në katër vitet e fundit vetëm 1 në çdo 40 familje fshatare ka përfituar nga subvencionet.
Pas pesë vitesh zbatim, skema e rimbursimit me 6% të TVSH-së për shitjen e produkteve bujqësore nuk ka dhënë asnjë rezultat.
Sot rezultojnë të privatizuar 561 mijë ha tokë bujqësore, ose 80% e sipërfaqes së tokës së punueshme, e njëjta shifër me vitin 2005, gjë që tregon se nuk ka asnjë progres.
Dështim tjetër industria e detit, asnjë lloj përmirësimi, por përkeqësim të gjendjes në këtë sektor.
Sali Berisha premtoi heqjen e akcizës së naftës, dhe naftë me 60 lekë. Sot çmimi i naftës është tre herë më i shtrenjtë se në vitin 2005, dhe Sali Berisha iu merr fermerëve 80 lekë vetëm si akcizë.
U premtua se “pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit”, por sot ato vazhdojnë të jenë sa gjysma e tyre.
Shfaqja e djeshme në “Konventën për zhvillimin rural” e Partisë Demokratike, ishte jo vetëm e turpshme dhe me riciklime të turpshme premtimesh të pambajtura në këto 8 vite, por dhe një tallje dhe ofendim për çdo fermer shqiptar.
Partia Socialiste do të pesëfishojë financimin publik për zhvillimin rural. Ne angazhohemi për t’i dhënë kujdes prioritar dhe të vazhdueshëm bujqësisë. Ne do të krijojmë mundësi që fermerët shqiptarë të përfitojnë realisht nga avantazhet konkurruese që disponon bujqësia e vendit tonë, si: toka pjellore, burimet e shumta ujore, numri i madh i ditëve me diell dhe mundësia për të nxjerrë në treg produktet shqiptare përpara konkurrentëve fqinjë.

KOMENTE