English

Halimi: Sali Berisha, çdo mengjes zgjohet për ta bërë më të mirë jetën e shqiptarit. Avokat falas për qytetarët në çdo qytet

Në rrjetin social “Facebook” ministri i Drejtësisë Eduard Halimi përmes një mesazhi të publikuar ka theksuar se reforma më e re e ndërmarrë nga qeveria shqiptare do të shqyrtohet këtë javë në komisionet parlamentare.

"Çdo muaj te vitit te kaluar ne kemi lancuar nje reforme ne mozaikun e reformes ne drejtesi dhe po keshtu edhe gjate ketij viti. Çdo reforme qe kemi ideuar e kemi konkretizuar dhe implementuar, me perjashtim te atyre qe opozita ka bllokuar ne parlament. Java qe vjen eshte java e nje reforme te rendesishme per sistemin e drejtesise me fokus qytetarin.

Me nismen e Kryeministrit Berisha, nje grup ekspertesh te Ministrise se Drejtesise dhe Euralius kane perfunduar Reformen e Ndihmes Juridike dhe kete jave diskutohet ne komisionet parlamentare.

Çdo qytetar ka nevoje te informohet mbi legjislacionin, te kuptoje ate dhe te ndihmohet. Por jo te gjithe kane mundesi per te patur nje avokat, jo te gjithe kane mundesi te keshillohen prej nje avokati. Jo te gjithe kane mundesi te paguajne tarifat per nje avokat apo tarifat gjyqesore.
Eshte e domosdoshme qe ne te hapim zyra juridike ne cdo qytet dhe te informojme qytetaret. Informimi i tyre eshte nje hap me shume drejt rritjes se kultures juridike, rritjes se ndergjegjies qytetare, rritjes se zbatimit te ligjit, konsolidimit te drejtesise, uljes se kriminalitetit, forcimit te shtetit ligjor.

- jo taksa dhe tarifa gjyqesore per grupet vulnerabel
- jo taksa dhe tarifa gjyqesore per viktimat e dhunes.
- avokate falas ne cdo qytet te madh te vendit, qe do te ndihmojne falas te gjithe qytetaret qe nuk kane mundesi te kene nje avokat.
- 6 klinika ligjore qe do te ndihmojne qytetaret qe te informohen mbi te drejtat te tyre.

Çdo mengjes cdo qytetar zgjohet me mendimin per te ndryshuar jeten e tij, per ta bere me te mire, per vete dhe familjen e tij. Sali Berisha, cdo mengjes zgjohet per ta bere me te mire jeten e secilit prej 4 milion qytetareve te Republikes.
Ne kemi bere shume per reformen ne drejtesi. Ne 4 vitet e ardhshme do bejme akoma me shume.

Jemi ne rrugen me te mire per te ecur bashke me ju perpara", thuhet në mesazhin e ministrit të drejtësisë Eduard Halimi
1739

KOMENTE