Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilirjan Muho përjashtohet dhe emërohet Klemend Zguri si anëtar i KQZ-së
English

Ilirjan Muho përjashtohet dhe emërohet Klemend Zguri si anëtar i KQZ-së

Pas dymbëdhjetë orë diskutimesh të ashpra, Kuvendi votoi shkaktimin e Ilirjan Muhon nga detyra e anëtarit të KQZ-së, për të emëruar në vendin e tij kandidatin e propozuar nga Partia Republikane, Klemend Zgurin me 74 vota pro, asnjë abstenim. Ndërkohë që opozita la Kuvendin në momentin që po votohej shkarkimi i përfaqësuesit të LSI-së në KQZ, Ilirjan Muho. Vlen të theksohet se Partia Demokratike modifikoi kërkesën e saj për shkarkimin nga Parlamenti të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.

Situata në sallë ka kaluar përmes tensioneve, kur deputeti socialist Gazmir Bizhga ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Katriot Islami para nisjes së votimit, situatë për të cilën është dashur ndërhyrja e gardës.
Pas kësaj deputetët e opozitës kanë lënë sallën e parlamentit.
Ndërkaq Dogjani dhe Islami kanë argumentuar më pas votën e tyre pro mazhorancës, duke lëshuar akuza të ashpra ndaj kryesocialistit Rama.
“Anëtarët e KQZ janë të varur nga partitë, sado që pretendohet se janë të pavarur. Unë e njoh mirë Ilirjan Muhon dhe ai është shkarkuar me dekret të Presidentit. I mirëkuptioj kolegët e mi, se i ka urdhëruar kryetari i tyre, një prostitutë politike. Kam fatin më të madh se e njoh Edi Ramën, është pa vizion, nuk ka vlera dhe është fatkeqësi për shqiptarët që sot ai drejton një forcë politike” deklaroi Dogjani.
Më herët gjatë diskutimeve Kryeministri Berisha duke u ndalur tek shkarkimi i anëtarit të KQZ-së, i kujtoi deputetëve në sallë se marrëveshjet e bëra nuk shkelen.
“Nga viti 2000 dhe në vazhdim forcat politike kanë bërë përpjekjet më të ndershme dhe serioze për të vendosur balancë në institucionet e administrimit të zgjedhjeve, u arrit kjo nga 6 me 1 në 5 me 2 anëtarë, prapë u quajt si prekje e të drejtave të socialistëve. Ju në vitin 2003 i shkelët ato. Moszbatimi i i marrëveshjes në 2003 i kushtoi partisë suaj më shtrenjtë se cdo gjë tjetër. Është e lehtë të flasësh pa llogari para qytetarëve, por ata kanë një memorie. Me ndërmjetësim ndërkombëtar u arrit që të jetë balanca 4 me 3. U firmosën marrëveshjet, u ndërpre një mandat për balancën 4 me 3. Ne e pranuam, opozita fitoi zgjedhjet. Ju e pranuat në 2007, 2009, në 2011, e pranuat edhe në 2013 se me halucinacionet që keni për të ardhur në pushtet që s’do bëhet kurrë realitet kërkuat që mandati i kryetarit të bëhet 4 vite. Parashikimet e mia janë e dalin, opozitë keni qënë e opozitë do mbeteni”, tha ai.

Ne replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci i kërkoi kryeministrit Berisha llogari se pse vendosi Arben Ristanin në krye të KQZ dhe më pas zv.ministër në një kohë që ai është dënuar.
“Së pari zoti kryeministër bëre shumë moral, ne nuk mbrojtëm asnjë individ, por principet Kushtetun dhe ligjin. Sa i pëket shitjes së moralit, para set ë na shesësh moral përgjigju pyetjesAarben ristani kreu i KQZ dhe sot zv/ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate, dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv/ministër per te vjedhur zgjedhjet”, tha Ruci.

Kryeparlamentarja Topalli ka lëshuar akuza të ashpra kundrejt Ilirjan Muho-s duke u shprehur se ai ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin. Sipas Topallit, anëtari i KQZ ka mashtruar edhe pozitën.

“Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke ne koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit” u shpreh Topalli.

Sipas Topallit, mazhoranca është e vendosur të mos lejojë prishjen e balancës në KQ. “Do mjaftonte kaq që propozuesit të kërkonin të falur, që ju që e dinit të kërkonit të falur para publikut, ju i thoni shqiptarëve se KQZ me Muhon që është i shkarkuar, ky jep besim publikut, bën zgjedhjet më të mira e ndershme si vetë ndershmëria e Muhos. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur , ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë, përkundrazi jam plotësisht dakord me ato diplomatë që thonë qeveria ka përgjegjësinë. Nuk mund të jetë balancë e nderuar 5 me 2”, tha Topalli.

KOMENTE